Gjatë një aktiviteti në Prilep, të zhvilluar në përkujtim të 85-vjetorit të Kryengritjes Popullore dhe luftës antifashiste, kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, tha se brezi i sotëm ka përgjegjësi historike të krijojë kushte që të rinjtë të qëndrojnë në Maqedoni dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vend.
None found
Ai paralajmëroi se numri në rënie i nxënësve që regjistrohen në klasën e parë dhe bankat e boshatisura në shkolla përbëjnë një sinjal të fortë alarmi për të ardhmen e shtetit. Sipas Filipçes, largimi i të rinjve nuk duhet të pranohet si një realitet i pashmangshëm.
“Pamja më e dhimbshme e Maqedonisë sot janë bankat e zbrazëta në shkolla. Këtë vit janë rreth 3.000 nxënës më pak në klasën e parë. Ky është një alarm që duhet ta dëgjojmë të gjithë. Një shtet pa të rinj nuk mund të ketë të ardhme. Ne nuk e pranojmë dhe nuk do ta pranojmë këtë”, deklaroi Filipçe.
Kreu i LSDM-së nënvizoi se emigrimi nuk duhet të kthehet në normë dhe se çdo të ri duhet ta presë një perspektivë në atdheun e tij. Ai tha se nuk pranojnë që një brez i tërë të bindet se nuk ka vend për të në vendin e vet.
Filipçe shtoi se patriotizmi vlerësohet nga mënyra se si jetojnë qytetarët sot dhe nga ajo që u lihet fëmijëve për të nesërmen. Sipas tij, ky është edhe kriteri që tregon suksesin e politikës. Ai bëri të ditur se detyra e madhe kombëtare që i pret është ndërtimi i një të ardhmeje të përbashkët evropiane dhe krijimi i mundësive evropiane.
Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka thënë më herët se dasma e saj…
Vrasja makabre e Arlinda Zekajt në Pejë ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer në vëmendje dështimet institucionale në mbrojtjen…
Vëmendja e futbolldashësve sot është e përqendruar në stadiumin “Anfield” në ora 17:30, ku Liverpooli dhe Arsenali do të përballen…
Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga…
Rigon Llugiqi po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Prishtinën, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm…
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kujtuar heroin e Kosovës, Zahir Pajazitin, në 64-vjetorin e lindjes së tij. Përmes një…