Categories: maqedoni

Filipçe: Rënia e Vuçiqit po dobëson rrjetin kriminal ballkanik dhe do të prekë lidhjet me Mickoskin

Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp se pas dobësimit të Aleksandar Vuçiqit po shembet edhe rrjeti kriminal në Ballkan. Sipas tij, kjo situatë do të sjellë zgjidhje për të gjitha lidhjet kriminale që lidhen me Hristijan Mickoskin.

Filipçe tha se Vuçiqi ka qenë mentor dhe komandant i Mickoskit, ndërsa mënyra e tij e qeverisjes është kopjuar në Maqedoni përmes ndërthurjes së marrëdhënieve politike, biznesore dhe mediatike.

Të lidhura

None found

“OBRM-PDUKM është në thelb një parti më e vogël, një shtojcë e partisë së tyre simotër SNS nga Serbia. Aleksandar Vuçiq ishte mentori dhe komandanti i tij, personi që i dha Hristijan Mickoskit udhëzime për mënyrën se si duhej të vepronte këtu, në vendin tonë. Fatkeqësisht, ai e zbatoi me shumë sukses atë sistem në vendin tonë”, u shpreh Filipçe.

Sipas kreut të LSDM-së, deklaratat e tij për zhvillimet në Serbi kanë të bëjnë me ndryshimet demokratike në rajon dhe me dobësimin e rrjetit kriminal që mban në pushtet Mickoskin. Pas këtij procesi, ai tha se do të vijë edhe momenti i përgjegjësisë.

“A po festojmë zgjedhjet e dikujt tjetër? Jo. Ne po festojmë ardhjen e valës demokratike në rajon. Lidhjet biznesore, politike dhe mediatike të Aleksandar Vuçiqit, si edhe ato të Viktor Orbanit deri pak kohë më parë, janë rrjetet që ushqejnë regjimin e Hristijan Mickoskit këtu. Ato na mbajnë të robëruar, në errësirë mediatike dhe nën një regjim të fuqishëm e të korruptuar. Tashmë, këtij realiteti po i afrohet gradualisht fundi”, deklaroi Filipçe.

Ai përmendi gjithashtu hyrjen e “Alta Banka”-s në vend dhe zgjerimin e mediave serbe, duke i cilësuar si pjesë të së njëjtës skemë ndikimi. Filipçe shtoi se përçarja e opozitës përbën një tjetër element të modelit qeverisës të marrë nga Vuçiqi./Telegrafi/

të fundit

IKD presents citizens’ initiative to amend the Criminal Code, backed by 12,120 citizens

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka dorëzuar sot në Kuvendin e Kosovës Nismën Legjislative Qytetare për plotësimin dhe ndryshimin…

1 second ago

Vučić no longer controls the course of events” – Pandeli Majko: History will remember him for his failures

Ish-deputeti socialist Pandeli Majko ka reaguar për zhvillimet politike në Serbi, duke komentuar largimin e Aleksandër Vuçiçit nga pushteti. Në…

28 seconds ago

CeSID: Six lists in the Serbian Parliament, Albanian Coalition secures two seats

Projeksioni përfundimtar i CeSID-it, i bazuar në një kampion të përpunuar 100 për qind, tregon se 250 vendet në Parlamentin…

52 seconds ago

Peja Prosecution clarifies actions taken after the murder of Arlinda Zekaj

Prokuroria Themelore në Pejë ka dhënë sot detaje lidhur me vrasjen tragjike të Arlinda Zekajt në Vitomiricë. Në një konferencë…

1 minute ago

Gentjan Mezani emërohet trajner i ri i Drenicës

Drenica ka zyrtarizuar emërimin e Gentjan Mezanit në postin e trajnerit të ri, duke ia besuar atij drejtimin e skuadrës…

2 minutes ago

By day we breathe tear gas, at night we work / Law student challenges Rama: Punitive measures will not scare us!

Një i ri protestues, i sapodiplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kryeministrit Edi Rama,…

3 minutes ago