Categories: maqedoni

Filipçe: Qeveria mburret me 50 milionë euro, ndërsa Mali i Zi siguron 3.2 miliardë euro grante nga BE

Kreu i LSDM-së, Venko Filipçe, deklaroi se e ashtuquajtura “Platformë” po përdoret për të larguar vëmendjen e opinionit nga ajo që ai e cilësoi si “debakël total të qeverisë”, duke shtuar se në vend që të diskutohet për dështimet e ekzekutivit, vëmendja po kthehet sërish te LSDM-ja.

Të lidhura

None found

Në një paraqitje në “Sitel”, Filipçe u shpreh: “Çfarë po arrihet? Defokus i plotë. Në vend që të diskutojmë për këtë debakl të qeverisë, izolimin nga Evropa, ndikimet pro-ruse në vendin tonë, qëndrimet pro-ruse të qeverisë së Hristijan Mickoskit, personalisht, debaklin me buxhetin, mungesën e parave për pensione, paga, transferta sociale, bujqësi e kështu me radhë, kreditë ultra të shtrenjta, përfshirë atë hungareze, ne përsëri po debatojmë për veten tonë”.

Sipas tij, ribalancimi i buxhetit paraqet një provë të qartë të dështimit ekonomik të qeverisë së Mickoskit.

Filipçe theksoi: “Rritje e madhe e deficitit, nuk parashikohen para për një rritje adekuate të pensioneve, pensionistët janë tradhtuar, as për një rritje të pagave. Nuk ka para të mjaftueshme për subvencione në bujqësi. Nuk ka para të mjaftueshme për të rritur transfertat sociale. Gjithçka është status quo”.

Ai vlerësoi gjithashtu se Maqedonia po mbetet prapa, ndërkohë që vendet e rajonit po avancojnë dhe po shfrytëzojnë miliarda euro nga fondet evropiane, duke humbur kështu para, reforma dhe kohë.

“Zhvillimi i vërtetë vjen nga fondet e pakthyeshme të Bashkimit Evropian. Dhe kështu janë ndryshuar dhe zhvilluar të gjitha vendet. Greqia, Bullgaria, Kroacia, kanë përdorur miliarda euro nga Evropa”, tha Filipçe.

Në fund, ai theksoi se Qeveria po krenohet me 50 milionë euro, ndërsa Mali i Zi siguron 3.2 miliardë euro në grante./Telegrafi/

të fundit

Flavio Bolsonaro arrives in Miami with his family after traveling through Argentina and Ecuador and obtaining a US visa

Flavio Bolsonaro ka mbërritur në Miami të Floridës, së bashku me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij, pas humbjes në…

3 minutes ago

Flavio Bolsonaro arrives in Miami after leaving Brazil; US expected to issue visas to family

Flavio Bolsonaro është larguar nga Brazili dhe ka mbërritur në Miami të SHBA-së, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare. [...] Read…

3 minutes ago

Police shot him in the eye with a rubber bullet; Health Minister: Erjon Vishkulli’s operation in Rome was successful!

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka ndarë lajmin e mirë për gjendjen shëndetësore të Erjon Vishkullit, i cili ka kaluar…

4 minutes ago

Death toll in Spain train accident rises to 64 as search for survivors continues

Është rënduar ndjeshëm bilanci i aksidentit hekurudhor në Spanjë. [...] Read More... The post Bilanci i aksidentit hekurudhor në Spanjë…

4 minutes ago

Netanyahu’s grip on power falters: Arab parties could hold the key to Israel’s next government

Benjamin Netanyahu rrezikon të humbasë pushtetin, pasi as blloku i tij dhe as opozita e drejtuar nga Gadi Eisenkot nuk…

5 minutes ago

Jordan’s King Abdullah II sends congratulations to President Shiroka Pula and confirms willingness to strengthen cooperation with Kosovo

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Mbreti Abdullah II i Mbretërisë Hashemite…

5 minutes ago