Kreu i LSDM-së, Venko Filipçe, bëri të ditur se për funksionin e ri të nënkryetarit të partisë do të propozojë Goran Gerasimovskin, aktualisht kryetar i Komunës Qenër.
None found
Sipas tij, LSDM-ja po vazhdon të konsolidohet, ndërsa Gerasimovski është një figurë që gëzon mbështetjen dhe besimin e qytetarëve.
“LSDM-ja po forcohet edhe më tej. Me kënaqësi i informoj anëtarët se do ta nominoj Goran Gerasimovskin për nënkryetar të ri të LSDM-së. Gorani është një njeri që, me punë të palodhshme, përkushtim dhe përgjegjësi, e ka fituar besimin e qytetarëve të Komunës së Qendrës. Fitorja dhe marrja e mandatit të dytë si kryetar komune janë dëshmia më e mirë se rezultatet, afërsia me njerëzit dhe puna e sinqertë gjithmonë vlerësohen. Jam i bindur se Gorani, me përvojën, punën dhe dëshirën e tij të sinqertë, do të sjellë një impuls të ri, do t’i bashkojë të gjitha kapacitetet tona kundër pushtetit kriminal dhe do të japë kontribut në ndërtimin e një LSDM-je edhe më të fuqishme. Vazhdojmë së bashku, me përkushtimin dhe energjinë e re të të gjithë ekipit tonë, për një të ardhme më të mirë për Maqedoninë”, ka shkruar Filipçe në rrjetet sociale.
Manchester City ka shënuar fitore bindëse ndaj AEK-ut, duke triumfuar me rezultat 5-1 në një ndeshje ku skuadra angleze dominoi…
Policia shqiptare e mbaroi të gjithë gazin lotësjellës që kishte në magazinat e policisë, duke e hedhur kundër studentëve dhe…
Përfaqësuesi i Letonisë në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) ka mirëpritur zgjedhjen e presidentes së…
Gazetari dhe analisti, Arion Sulo i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka…
Përfaqësuesja e Mbretërisë së Bashkuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka mirëpritur zhvillimet institucionale në Kosovë, duke riafirmuar…
"Për dy vjet, qeveria e OBRM-PDUKM-së ka treguar se nuk di ta drejtojë vendin, dhe pakënaqësia tek qytetarët është duke…