Categories: maqedoni

Filipçe paralajmëron: Rrezik që Maqedonia të izolohet nga rruga evropiane

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka ngritur shqetësime të thella lidhur me ecurinë e integrimit evropian të Maqedonisë gjatë një takimi me delegacionin e Senatit francez. Ai kritikoi ashpër mënyrën sesi qeveria aktuale po e menaxhon këtë proces.

Të lidhura

None found

Sipas Filipçes, dështimet e politikave qeveritare në sektorë thelbësorë janë pasqyruar tashmë edhe në dokumentet zyrtare të Komisionit Evropian, veçanërisht në fushat e shtetit ligjor, sistemit gjyqësor dhe lirisë së mediave.

“Jam thellësisht i shqetësuar për trajektoren evropiane të vendit dhe për rezultatet që kjo qeveri ka treguar në muajt e fundit në disa drejtime kyçe. Bëhet fjalë për performancë që ka tërhequr vërejtje nga institucionet evropiane, të cilat janë përfshirë në raportet e Komisionit Evropian për disa fusha me rëndësi të veçantë. Në aspektin e sundimit të së drejtës, jemi dëshmitarë të një kritike publike që e konsideroj të papranueshme nga kryeministri, thirrje ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të caktuar e të ngjashme. Për më tepër, fondet e pamjaftueshme të alokuara për gjyqësorin nuk duhet të jenë kështu, pasi financimi adekuat sipas standardeve evropiane është një nga hapat që forcon sistemin, sidomos në këtë situatë të vështirë me besimin e ulët në drejtësi”, deklaroi Filipçe.

Gjatë fjalës së tij, ai u fokusua edhe te problemet e dokumentuara në fushën e pluralizmit mediatik, ku Komisioni Evropian ka evidentuar presione dhe shqetësime. Ai shtoi se një tjetër element problematik është depërtimi i mediave të huaja dhe procedura e dyshimtë për dhënien e licencave të funksionimit në vend.

“Presioni mbi mediat është diçka që është regjistruar në seksionin e pluralizmit mediatik në faqet 4-5 të raportit të Komisionit Evropian, bashkë me disa deformime që kemi parë në periudhën e mëparshme. Në shtetin tonë, rreth 40% e mediave janë në duart e personave të lidhur me ish-kryeministrin hungarez Viktor Orban. Televizione, portale e të tjera. Ndërkohë, kohët e fundit kemi parë një presion të fortë dhe hyrje të mediave serbe në vend, dhe kjo në mënyrë që do ta quaja të paligjshme, sepse ka kanale që vijnë përmes Telekomit serb dhe që kanë siguruar licencë në mënyrë të parregullt nga rregullatori i pavarur”, theksoi Filipçe.

Ai paralajmëroi se koha po ikën dhe se Maqedonia është në rrezik real që të mbetet prapa ndërsa dyert evropiane po hapen për vende të tjera.

të fundit

Ish- zv.ministrja Irena Beqiraj: Apartamenti u bë më fitimprurës se fabrika, qeveritë e Ramës gjithmonë kanë dështuar! Në vend të një modeli tjetër ekonomik, taksojnë pasojat

nga Irena Beqiraj Kur apartamenti bëhet më i leverdishëm se fabrika, qeveria e gjen zgjidhjen tek taksa ! Debati për…

1 minute ago

Chivu merr përgjegjësi pas disfatës në derbin ndaj Milanit

Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka pranuar se skuadra e tij nuk u paraqit me mentalitetin e duhur në derbin…

2 minutes ago

Fifth consecutive protest in Pristina calls for justice for Arlinda Zekaj

Për të pestën ditë më radhë, sërish sot do të protestohet në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për vrasjen e…

7 minutes ago

List of Serbian paramilitaries suspected of crimes in Kosovo

Në nëntor 1999, në Kishnicë afër Prishtinës, në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra të…

7 minutes ago

Kosovo’s capital investments reach just 30% of the planned budget

Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet…

8 minutes ago

Vučić’s defeat does not guarantee change in Serbia, Bosch says nationalism could prevail and affect Kosovo

Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi kanë shënuar një kthesë të rëndësishme politike, pasi lista e mbështetur nga lëvizja…

8 minutes ago