Në 25-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, e cilësoi këtë dokument si bazën mbi të cilën mbështeten paqja, bashkëjetesa dhe perspektiva demokratike e vendit.
None found
Sipas Filipçes, Maqedonia u përket njësoj të gjithë qytetarëve të saj, ndërsa shumëllojshmëria duhet të shërbejë si burim force dhe jo të shfrytëzohet për përçarje politike apo nxitje të urrejtjes.
“Sot bëhen 25 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, dokument që i dha fund konfliktit të armatosur të vitit 2001 dhe riafirmoi integritetin territorial, si dhe të ardhmen demokratike të Maqedonisë. Fuqia më e madhe e shtetit tonë qëndron pikërisht në faktin se ai është shtëpi e përbashkët e maqedonasve, shqiptarëve, turqve, serbëve, vllehëve, romëve, boshnjakëve dhe të gjithë qytetarëve të tjerë. Dallimet janë pjesë përbërëse e shoqërisë sonë, ndaj kemi detyrimin t’i çmojmë si vlerë dhe të mos i shndërrojmë në instrument për ndarje politike”, theksoi ai.
Filipçe shtoi se Marrëveshja Kornizë e Ohrit dëshmon se paqja, dialogu dhe kompromisi kanë gjithmonë më shumë fuqi sesa konflikti, përçarjet dhe urrejtja. Ai tha se, edhe pas 25 vjetësh, të gjithë kanë përgjegjësinë ta ndërtojnë të ardhmen e Maqedonisë mbi bashkëjetesën, barazinë dhe respektin e ndërsjellë, e jo përmes ndarjeve, fyerjeve dhe urrejtjes.
Pronarët e rrjetit social dikur më të popullarizuar në botë, Myspace, kanë paralajmëruar se platforma mund të rikthehet në jetë,…
Shkencëtarët amerikanë publikuan të enjten një studim të ri që përshkruan se si, në një rast të ri shkencor, ata…
Kina zbuloi të martën standardet e saj të para të detyrueshme kombëtare të sigurisë për automjetet e përparuara autonome, të…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas mbledhjes së grupit të deputetëve të kësaj partie, tha se është…
Një gjykatë në Mynih ka marrë një vendim që mund të krijojë precedent në nivel ndërkombëtar, duke dënuar kompaninë Suno…
Një gjykatë në Gjermani ka vendosur se kompania e muzikës me inteligjencë artificiale Suno ka shkelur të drejtat e autorit, duke…