Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së, tha se partia nuk lëviz nga qëndrimet e saj parimore sa u përket ndryshimeve në Kodin Zgjedhor dhe se nuk do të japë mbështetje për zgjidhje që, sipas tij, krijojnë mundësi për manipulim dhe “grabitje zgjedhore”.
None found
Ai theksoi se LSDM-ja do të mbetet gjithmonë konstruktive për ligje të këtij lloji, por jo nëse kjo nënkupton, siç u shpreh ai, hapjen e derës për grabitje zgjedhore.
Filipçe vuri në pikëpyetje modelin e propozuar të votimit për diasporën, duke thënë se ai nuk garanton kushte të njëjta për të gjithë votuesit.
“Pse duhet të ketë votim të ndryshëm për diasporën dhe për njerëzit që jetojnë në vend? Pse duhet të lëmë gjurmë gishtash këtu, dhe dikush duhet të votojë elektronikisht ose me postë? Le të votojnë në mënyrë të barabartë siç votojmë të gjithë”, tha ai.
Sipas Filipçes, me propozime të tilla Qeveria në mënyrë të padrejtë i vendos qytetarët në diasporë përballë dyshimeve se mund të lidhen me parregullsi të mundshme zgjedhore.
Ai shprehu rezerva edhe për ndryshimet e propozuara në kompetencat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, duke thënë se nuk ka logjikë që KSHZ-ja të kufizohet në marrjen e vendimeve vetëm për ankesat e futura në procesverbal.
Po ashtu, Filipçe ngriti dyshime edhe për ndryshimet e propozuara në mënyrën e shënimit të fletëvotimit, me vlerësimin se ato mund të hapin hapësirë për interpretime të ndryshme dhe për abuzime të mundshme.
Një situatë e pazakontë raportohet të ketë ndodhur brenda ekipit kombëtar të Turqisë, menjëherë pas emërimit të Sergen Yalçınit në…
Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka thënë më herët se dasma e saj…
Vrasja makabre e Arlinda Zekajt në Pejë ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer në vëmendje dështimet institucionale në mbrojtjen…
Vëmendja e futbolldashësve sot është e përqendruar në stadiumin “Anfield” në ora 17:30, ku Liverpooli dhe Arsenali do të përballen…
Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga…
Rigon Llugiqi po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Prishtinën, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm…