Në një konferencë për shtyp të mbajtur sot, kryetari i LSDM-së, Venko Flipce, i kërkoi Guvernatorit Trajko Slaveski të sqarojë se si do t’i marrin pensionet 11,000 pensionistë, pasi degët e Alta Bankës janë mbyllur dhe kartat e bankomatët nuk funksionojnë.
Flipce tha se Kryeministri Mickoski dhe Guvernatori Slaveski i kanë lënë qytetarët në pasiguri dhe pa mundësi për të hyrë në paratë e tyre. Sipas tij, kjo po rrezikon jetesën e mijëra njerëzve që mbajnë në Alta Bankë pagat, pensionet dhe kursimet e tyre të jetës.
None found
Ai kujtoi se pas konferencës për shtyp të një dite më parë janë ngritur shumë pikëpyetje. Fillimisht, qytetarëve u ishte thënë se do të mund të tërhiqnin rreth njëqind e pesëdhjetë euro në javë, por sot degët janë jashtë funksionit dhe kartat e bankomatit nuk punojnë.
“Si do të mund t’i marrin paratë qytetarët? Si do të tërhiqen pensionet, si do të sigurojnë familjet të ardhurat dhe si do të marrin pagat punëtorët? Mijëra njerëz nuk mund të hyjnë në fondet e tyre, as në degët e mbyllura dhe as përmes kartave që nuk funksionojnë. Jeta e këtyre qytetarëve është vënë në rrezik”, u shpreh Filipçe.
Kreu i LSDM-së tha gjithashtu se pasiguri po përjetojnë edhe qytetarët që prej vitesh kanë depozituar kursimet e jetës në Stopanska Banka Bitola. Ndërkohë, sipas tij, Guvernatori Slaveski u kërkon të vazhdojnë shlyerjen e kredive në afat.
“Shumë njerëz i kanë mbajtur për vite kursimet e tyre të jetës në Stopanska Banka Bitola dhe tani, në Alta Banka, nuk e dinë nëse do t’i marrin sërish paratë. Pse guvernatori thotë se duhet të vazhdojnë të paguajnë kreditë, edhe kur nuk mund t’i tërheqin paratë e tyre? Kjo është paturpësi e madhe. Me çfarë parash duhet t’i paguajnë këstet? Po nëse kredia e tyre është e lidhur me depozitën dhe presin paratë nga banka për të shlyer këstin? Njëmbëdhjetë mijë pensionistë i marrin pensionet përmes Alta Bankës”, tha Filipçe.
Arjan BellaiVora iu fal një goli në limite për të marrë një pikë në barazimin 2-2 me Dinamon, ndeshje e…
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka hedhur poshtë spekulimet për një rikthim të mundshëm të Trent Alexander-Arnold te Liverpooli.Pavarësisht minutave…
Hapësirat nëntokësore të panjohura të Shën Sofisë në Stamboll po dalin gradualisht në dritë, të cilën Turqia planifikon ta hapë…
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka reaguar pas episodeve të dhunës të regjistruara gjatë fundjavës në disa qytete të Gjermanisë, në…
Gazetari Erl Murati ka komentuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, me Ola Brukon, vizitën e beftë të ministrit…
Studentët kanë zhvendosur protestën e tyre para Kryeministrisë, ku kanë vijuar thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama dhe klasës politike. “Rama…