Flakët që shpërthyen pasditen e sotme rreth orës 17:00 në një depo bojërash dhe llaçesh në bulevardin “Aleksandar Makedonski”, në zonën e ish-kompleksit industrial “Zhelezara” në Shkup, janë shuar plotësisht, bëjnë të ditur shërbimet zyrtare.
None found
Si pasojë e materialeve të ruajtura në këtë magazinë, mbi vendin e ngjarjes u formua një re e dendur tymi i zi, e cila ishte e dukshme nga disa pika të qytetit.
Në aksionin e fikjes morën pjesë 20 zjarrfikës dhe gjashtë automjete të Brigadës Zjarrfikëse, njoftoi Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK).
Fillimisht zjarri u lokalizua dhe më pas u fik tërësisht. Deri tani nuk ka asnjë raportim për persona të lënduar.
Shkaqet e këtij zjarri mbeten ende të pazbardhura. Ekipet kompetente do të inspektojnë vendin e ngjarjes dhe më pas pritet të ofrojnë detaje të reja rreth rrethanave që çuan në shpërthimin e flakëve.
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se do të vijojë të mbështesë kandidaturën e Florjan Binajt për kryetar…
Një gjykatës në Massachusetts të SHBA-së ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për pushimin e çështjes penale ndaj Lindsay Clancy-t, e…
Qeveria greke ka reaguar lidhur me polemikat për projektin e ndërlidhjes elektrike mes Greqisë dhe Qipros, duke hedhur poshtë pretendimet…
Përballja me Zlatan Ibrahimovicin në kulmin e karrierës së tij ishte një sfidë e vështirë për çdo mbrojtës. Këtë e…
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se do të vijojë të mbështesë kandidaturën e Florjan Binajt për kryetar…
Martin Zubimendi mund të largohet nga Arsenali që në afatin kalimtar të janarit, vetëm një vit e gjysmë pas transferimit…