Agon Ferati, ministër i Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian, Michalis Rokas, njoftoi Ministria.
None found
Në qendër të bisedës ishin përparimi i integrimit evropian dhe roli i marrëdhënieve të mira mes bashkësive, të cilat u cilësuan si një ndër bazat kryesore për krijimin e një shoqërie të qëndrueshme dhe demokratike.
Palët i kushtuan rëndësi të posaçme angazhimit aktiv të të rinjve në vendimmarrje, si dhe sigurimit të mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët, si parakushte për një shoqëri gjithëpërfshirëse.
Ferati dhe Rokas trajtuan gjithashtu nevojën për fuqizimin e kapaciteteve institucionale të Ministrisë së Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive. Synimi është të rritet efikasiteti gjatë përgatitjes dhe zbatimit të politikave që ndihmojnë në forcimin e kohezionit shoqëror.
Sipas njoftimit, të dy bashkëbiseduesit vlerësuan mbështetjen e pandërprerë të Bashkimit Evropian për projektet që nxisin zhvillimin e barabartë të rajoneve dhe përmirësojnë cilësinë e jetesës së qytetarëve.
Ministri Ferati falënderoi për partneritetin me Bashkimin Evropian dhe konfirmoi gatishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit në nisma që fuqizojnë bashkëjetesën, zhvillimin e institucioneve dhe perspektivën evropiane të vendit./Telegrafi/
Revista franceze France Football ka publikuar të premten në mbrëmje detajet e votimit për Topin e Artë 2026, çmim që…
Shefi në Departamentin për Operacione në Policinë e Kosovës, Faruk Muqolli, ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit pasurinë…
Analisti Ilir Kulla, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në News24, komentoi zhvillimet politike në rajon dhe pozicionin e…
Në emisionin “Në Shënjestër”, të gazetares Klodiana Lala, u trajtua skema financiare përmes së cilës, sipas SPAK, Ergys Agasi dhe…
Parlamentet studentore ende janë duke e shqyrtuar ofertën e Qeverisë për rritjen e subvencionit mujor për shujtën në 4.500 denarë.…
Sasi të reja të peshqve janë lëshuar në Liqenin e Mavrovës dhe në rrjedhat ujore në territorin e Parkut Kombëtar…