Categories: maqedoni

Federata e Alpinizmit kërkon zbardhjen e heqjes së shqiponjës dykrenare nga Korabi

Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor ka reaguar zyrtarisht pas raportimit për largimin e simbolit të shqiponjës dykrenare nga maja e Korabit. Sipas federatës, simboli ishte vendosur aty nga një ekip alpinistësh shqiptarë, ndërsa më pas u hoq nga një grup nga Maqedonia e Veriut.

Të lidhura

None found

Në deklaratën e saj, federata nënvizon se shqiponja dykrenare përfaqëson historinë, identitetin dhe dinjitetin kombëtar të shqiptarëve. Për këtë arsye, heqja e saj konsiderohet cenim i respektit të ndërsjellë dhe i parimeve të solidaritetit që lidhen me sportin e alpinizmit.

Federata u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të hetojnë rrethanat e ngjarjes, të përcaktojnë personat përgjegjës dhe të sigurojnë rikthimin e simbolit në vendin ku ishte vendosur.

Reagimi i plotë:

“Sporti duhet të shërbejë si pikë lidhëse mes kombeve dhe si mundësi për forcimin e bashkëpunimit. Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor dënon heqjen e shqiponjës dykrenare nga një grup nga Maqedonia e Veriut. Simboli ishte vendosur në majën e Korabit nga një ekip alpinistësh shqiptarë, në një ngjarje të raportuar më 29 shtator 2026.

Shqiponja dykrenare mbart vlera të rëndësishme për identitetin, historinë dhe dinjitetin kombëtar të shqiptarëve. Largimi i saj bie ndesh me respektin që duhet të karakterizojë marrëdhëniet mes komuniteteve sportive dhe me frymën e solidaritetit që përcjell alpinizmi.

Referuar deklaratës së Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut, të publikuar nga MKD.mk dhe Skopje1.mk, simboli ishte vendosur në anën tjetër të majës së Korabit, jashtë territorit të Maqedonisë së Veriut. Ky qëndrim e bën të nevojshme një sqarim institucional për mënyrën e ndërhyrjes dhe përgjegjësitë e përfshira.

Federata u bën thirrje autoriteteve shqiptare që të verifikojnë rastin, të identifikojnë personat përgjegjës dhe të ndërmarrin veprimet e duhura për kthimin e simbolit, duke respektuar ligjin dhe kompetencat territoriale.

Një apel i është drejtuar edhe organizatave të alpinizmit në Maqedoninë e Veriut, të cilave u kërkohet të distancohen nga veprime të tilla dhe të ndihmojnë në sqarimin e plotë të çështjes. Veprimet individuale nuk duhet të dëmtojnë marrëdhëniet e miqësisë dhe bashkëpunimit mes sportistëve dhe komuniteteve të të dyja vendeve.

Alpinistët, kur ndodhen në mal, mbështeten te njëri-tjetri pa dallim kombësie. Respektimi i simboleve kombëtare dhe i dinjitetit të çdo personi është pjesë themelore e kësaj etike.

Federata shprehet se do të vijojë të mbështesë bashkëpunimin sportiv dhe fqinjësinë e mirë, duke kërkuar njëkohësisht respekt për identitetin dhe simbolet kombëtare shqiptare. Malet duhet të mbeten hapësira që bashkojnë njerëzit, ndërsa respekti i ndërsjellë duhet të udhëheqë çdo marrëdhënie mes tyre.”

të fundit

Gati për sfidën”, Dardanët mbyllin përgatitjet në Debrecen

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore në orët e paradites në Debrecen, duke mbyllur përgatitjet para…

57 seconds ago

Debutoi me Skënderbeun në Korçë, Finlandë-Shqipëri i besohet një irlandezi

Ndeshja e tretë e Grupit C1 në Ligën e Kombeve mes Finlandës dhe Shqipërisë në Helsinki, i është besuar një…

7 minutes ago

Manchester City përballet me presion të fortë: rivalët kërkojnë ndëshkim më të rëndë se një sezon në Championship

Klubet rivale të Manchester Cityt po kërkojnë një dënim shumë më të ashpër sesa vetëm një sezon rënie nga Liga…

18 minutes ago

MSH: Terapia moderne e fibrozës cistike u ofrohet 126 pacientëve nga 138 të regjistruar

Ministria e Shëndetësisë sot prezantoi zgjerimin e trajtimit të fibrozës cistike. Nga MSH thonë se terapia bashkëkohore me modulatorë të…

21 minutes ago

Toshkovski: Operacioni në Prilep çmontoi grupin kriminal që vepronte në Maqedoni dhe BE

Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski lidhur me operacionin policor që u krye dje në Prilep thekson se bëhet fjalë për…

21 minutes ago

Schuebel u kërkon partive bashkërendim për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka reaguar gjatë vizitës së Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der…

28 minutes ago