Fatime Fetai, prokurorja e Prokurorisë së Lartë të Shkupit, por e njohur si ish-prokurorja e Speciales është një nga kandidatet që ka konkurruar për postin e kryeprokurores së përgjithshme të Maqedonisë së Veriut.
Përpos saj në garë janë edhe prokurorja Lidija Raiçeviq nga Prokuroria Themelore dhe Ljupço Kocevski nga Prokuroria Publike Republikane.
Konkursi për zëvendësimin e kryeprokurorit të deritanishëm, Lubomir Jovevski u shpall në fund të muajit të kaluar, ndërsa zgjedhja e pasardhësit të ri pritet të zgjedhet brenda një periudhe të shkurtër.
Kush janë kandidatet aktual?
Fatime Fetai është prokurore nga viti 2011 në Prokurorinë Publike të Shkupit. Ajo u bë e njohur për publikun e gjerë pasi u zgjodh në PSP. Nga prilli i vitit 2021 është në Prokurorinë e Lartë të Shkupit. Vitin e kaluar ka aplikuar për të qenë në krye të kësaj prokurorie, por në momentin e fundit është tërhequr.
Lidija Raiçeviq është prokurore në Prokurorinë Publike të Shkupit që nga viti 2003 dhe për një mandat ka punuar si prokurore për krim të organizuar dhe korrupsion. Rastet e saj më të njohura janë rasti i ish-drejtorit të Onkologjisë Nino Vasev, vrasja e Pino Secondo, rasti “Rover” kundër Ljube Boshkovskit dhe rasti “Erasmus”.
Ljupço Kocevski ishte 16 vjet avokat, nga ku në vitin 2008 u zgjodh prokuror në Prokurorinë e Lartë të Gostivarit. Në janar të vitit 2022, ai u gradua në zyrën e prokurorit publik.
Vendimi i dalë dje pas votimit në Gjykatën Kushtetuese sa i përket rrëzimit të kërkesës së kryeministrit Edi Rama për…
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me vendimin e marrë ditën e djeshme nga Gjykata Kushtetuese,…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës…
Alba Pollozhani, një nga banoret më të diskutuara të edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, ka vendosur të…
Të paktën 14 persona humbën jetën kur një autobus doli nga korsia në një rrugë në Bolivi dhe ra në…
BE e akuzon shërbimin online TikTok, se po i bën të varur përdoruesit, veçanërisht fëmijët – përmes rekomandimeve agresive duke…