maqedoni

Eurodeputetët: Referendumi në përputhje me Kushtetutën, nuk duhet refuzuar

Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor, thonë eurodeputetët e Grupit të të Gjelbërve, të cilët e vizituan Maqedoninë e Veriut. Sipas tyre, procesi i integrimit evropian i vendit është “ndotur” nga çështjet dypalëshe dhe kanë premtuar se do të bëjnë gjithçka që negociatat për anëtarësim të zhvillohen në bazë të rezultateve dhe reformave të arritura.

“Shpresoj se do të kemi sukses të ushtrojmë presion mbi Komisionin dhe Shtetet Anëtare për të siguruar që të mos ketë më bllokime në të ardhmen për çështje të parëndësishme”, tha Tineke Strik – eurodeputet.

Të lidhura

None found

Derisa Brukseli shpreson se askush nuk do të keqpërdor të drejtën e vetos gjatë negociatave për anëtarësim të Maqedonisë, mundësia për bllokim të brendshëm të procesit mbetet. Lidhur me iniciativat e fundit për referendum nga VMRO dhe E Majta, eurodeputeti Butikofer thotë se referendum duhet të bëhet nëse është në përputhje me Kushtetutën, por edhe të respektohen rezultatet.

“Përfshirja e qytetarëve në një proces demokratik nuk duhet të refuzohet kurrë nga një demokrat. Por ata që e përdorin procesin demokratik për t’u fshehur pas qytetarëve dhe për t’i mashtruar qytetarët duhet të kritikohen. Nëse dikush thotë se duhet të ndodhë referendum, dhe pastaj nuk i pëlqejnë rezultatet dhe thonë se nuk do ta respektojnë vendimin, ai person nuk është i besueshëm”, u shpreh Reinhard Butikofer – eurodeputet.

Eurodeputetët nuk kanë përshtypjen se aktualisht ka shumicë për amendamentet kushtetuese, ndonëse, siç thonë ata, në disa takime me kolegët e tyre, u është thënë se ka shumë gjasa që të arrihet numri i 80 deputetëve. Deri atëherë, siç shtojnë ata, vendi duhet t’u përkushtohet reformave, veçanërisht në sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. /Alsat.mk

të fundit

Superliga e Kosovës zhvillon sot ndeshjen e parë të javës së katërt

Sot (e premte) fillon xhiro e katërt në Albi Mall Superligën e Kosovës me vetëm një ndeshje në program për…

5 minutes ago

Civil revolt enters its 97th day / Activists warn of mass mobilization on September 7: We will not leave without Rama’s resignation

Aktivistë dhe qytetarët protestues, kanë paralajmëruar mobilizim masiv për protestën e 100-të, e cila pritet të zhvillohet më 7 shtator,…

8 minutes ago

Protest at 10:00 today outside the Criminal Court! Citizens demand the release of protesters

Ditën e sotme, aktivistët dhe qytetarët kanë paralajmëruar sot se do të protestojnë para Gjykatës Penale, për të kërkuar lirimin…

8 minutes ago

Currency exchange: What is happening with foreign currencies? Here is how much the euro and dollar are bought and sold

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 78.6 lekë, në shitje me 79.8 lekë. Euro, do…

9 minutes ago

Find out the weather forecast for September 4, 2026: Here are the temperatures

Këtë të premte, Shqipëria do të mbizotërohet nga kushte atmosferike përgjithësisht të qëndrueshme, ndërsa moti do të karakterizohet nga alternime…

9 minutes ago

Kosovo’s dairy market shows signs of stabilizing for farmers

Vetëm disa muaj më parë, fermerët në Kosovë thoshin se deri në 30 për qind e qumështit të freskët u…

11 minutes ago