Një aksion gueril u organizua në Shkup me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë nga “HERA të Rinjtë” dhe iniciativa “Gjuaje zarin!”. Përmes këtij aktiviteti, organizatorët paralajmëruan se bixhozi dhe bastet po bëhen gjithnjë e më të pranishme dhe po normalizohen mes të rinjve.
None found
Të dhënat që lidhen me grupmoshat e reja vlerësohen si veçanërisht alarmante. Hulumtimi kombëtar ESPAD 2024 tregon se, gjatë 12 muajve të fundit, 25 për qind e nxënësve 15–16 vjeç në Maqedoninë e Veriut kanë luajtur bixhoz për para. Përqindja arrin në 34 për qind te djemtë dhe në 16 për qind te vajzat.
Rritje është regjistruar edhe te bixhozi problematik mes nxënësve që luajnë. Nga 4,5 për qind sa ishte në vitin 2019, kjo përqindje ka arritur në 7,6 për qind në vitin 2024. Sipas iniciativave, këto shifra duhet të shërbejnë si alarm serioz për institucionet.
“HERA të Rinjtë” thekson se të rinjtë kanë qasje të lehtë në kazino, bastore, platforma online dhe reklama që premtojnë “fitim të shpejtë”. Kjo ndodh në një periudhë kur ata përballen me pasiguri financiare, papunësi, vështirësi të shëndetit mendor dhe dëshirë për t’u larguar nga vendi.
Sipas tyre, pasojat e bixhozit nuk kufizohen vetëm te financat, por duhet të trajtohen edhe si problem i shëndetit publik dhe mendor. Organizata Botërore e Shëndetësisë i ndërlidh dëmet e shkaktuara nga bixhozi me borxhet, prishjen e marrëdhënieve familjare e shoqërore, depresionin, ankthin dhe rrezikun më të lartë për vetëvrasje.
Mes kërkesave të të rinjve janë mbikëqyrja më e fortë e bastoreve që ndodhen pranë shkollave, kufizimi i reklamimit të lojërave të fatit, sidomos në internet, verifikimi real i moshës dhe masa më efikase për mbrojtjen e të miturve. Ata kërkojnë gjithashtu që në arsim të përfshihen edukimi financiar, parandalimi i varësive dhe shëndeti mendor.
“Nuk duam që të rinjtë tanë ta quajnë shtetin me hidhërim ‘Republika e Maqedonisë së Bixhozit’”, deklaruan nga “HERA të Rinjtë” dhe iniciativa “Gjuaje zarin!”. Ata shtuan se në shoqëri, ndonjëherë, një bastore mund të gjendet më lehtë sesa një qendër kulturore.
ESPAD është një studim ndërkombëtar që ndjek sjelljet e rrezikshme të nxënësve të moshës 15–16 vjeç. Në hulumtimin e vitit 2024 morën pjesë më shumë se 113 mijë nxënës nga 37 vende evropiane.
Media franceze La Releve et La Peste, i ka kushtuar një artikull të gjatë protestave në Shqipëri, duke analizuar shndërrimin…
Zgjedhja e demokratëve Julianna Stratton si senatore e re e Illinois shënon një moment historik për përfaqësimin e grave afrikano-amerikane…
Seralb Hotaj Seralb Hotaj është i radhës që firmos kontraëtn e parë si profesionist me Vllazninë [...]Read More...
Përqindja e nxënësve 15 dhe 16-vjeçarë në Kosovë që kanë raportuar tentimvetëvrasje është rritur nga 3.4% në vitin 2011 në…
Oliver Millanov dha dorëheqjen nga pozicioni i Drejtorit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Qeveria emëroi Jovica Andovski, ish-zëvendësministrin…
Qytetarët që skanuan faturat fiskale përmes aplikacionit "MojDDV" në periudhën nga korriku deri në shtator së shpejti do të marrin…