Categories: maqedoni

ESHS-Maqedoni: Rriten eksportet me 5.7%, ndërsa importet me 5.9%

Sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikës, edhe gjatë periudhës janar – maj 2026 është vijuar me rritje të eksportit dhe importit në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Eksporti i përgjithshëm i mallrave ka arritur në 217.977,7 milionë denarë, duke regjistruar një rritje prej 5,70 për qind, ndërsa importi i mallrave ka shkuar në 306.513,7 milionë denarë, me një rritje prej 5,91 për qind.

Të lidhura

None found

Sipas strukturës së shkëmbimit tregtar të produkteve në bazë të Klasifikimit Standard të Tregtisë Ndërkombëtare, peshën kryesore në eksport e zënë katalizatorët në bartës me metale të çmuara ose përbërjet e tyre, grupet e përçuesve ndezës dhe të ngjashëm për automjete, aeroplanë ose anije, pjesët e sediljeve nga nëngrupi 821.1, si dhe katalizatorë të tjerë bartës.

Sa i përket importit, më të përfaqësuara janë platini dhe lidhjet e platinit, të papërpunuara ose në formë pluhuri, metalet e tjera të grupit të platinit dhe lidhjet e tyre, të papërpunuara ose në formë pluhuri, vajrat e naftës dhe vajrat e nxjerra nga mineralet bituminoze, përveç naftës së papërpunuar, si edhe automjetet e tjera motorike për transportin e personave.

Në intervalin janar – maj 2026, sipas vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme, partnerët me të cilët është zhvilluar më së shumti tregti kanë qenë Gjermania, Britania e Madhe, Kina, Greqia dhe Serbia. Këto shtete kanë përfaqësuar 50,4% të vëllimit të përgjithshëm të këmbimit, ndërsa vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë marrë pjesë me 58,2% të shkëmbimit të përgjithshëm.

të fundit

Maqedonia e Veriut inauguron ambasadën rezidente në Vilnius

Maqedonia e Veriut ka hapur ambasadë rezidente në Vilnius, Lituani."Ambasadën e hapën ministri për Punë të Jashtme dhe Tregti të…

10 minutes ago

Hoti për Kurtin: Vetëm katër në dhjetë persona punojnë, ndërsa kostoja e jetesës është dyfishuar

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me deklaratat për uljen e pabarazisë në paga. Përmes…

16 minutes ago

Maran përcakton skemën e Shqipërisë përballë Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll po vazhdon përgatitjet me intensitet për ndeshjen e rëndësishme ndaj Finlandës. Nën urdhrat e selektorit…

18 minutes ago

Zubimendi mohon largimin nga Arsenali dhe sqaron zërat për Atleticon e minutat e kufizuara

Mesfushori i Arsenalit, Martin Zubimendi, ka mohuar kategorikisht raportimet që e lidhin me një transferim të mundshëm te Atletico Madridi,…

18 minutes ago

Yamal surprizon tifozët në Barcelonë me kufje dhe bileta për Ligën e Kampionëve

Sulmuesi i Barcelonës, Lamine Yamal, ka mbajtur premtimin e dhënë para Kupës së Botës, duke shpërndarë 100 palë kufje të…

25 minutes ago

After Giorgos Mazonakis’s death, personal items are missing from his villa: a towel and ashtray raise questions

Një mister i ri ka lindur rreth vilës së këngëtarit të njohur grek Giorgos Mazonakis në zonën e Voulës, pasi…

29 minutes ago