Categories: maqedoni

E Majta kundër Mickoskit: Rritja prej 4,3 për qind e BPV-së nuk pasqyron shtrenjtimin e jetesës

E Majta ka reaguar ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili ka vënë në pah rritjen e BPV-së prej 4,3 për qind. Sipas partisë, shifrat ekonomike që prezanton Qeveria nuk e tregojnë realitetin me të cilin përballen qytetarët.

Të lidhura

None found

Në reagim thuhet se, përderisa Mickoski flet për përparim në statistika, familjet paguajnë gjithnjë e më shumë për ushqimin dhe produktet bazë. Partia vlerëson se rritja e BPV-së, e marrë më vete, nuk mjafton për të matur standardin e jetesës, sepse nuk tregon si shpërndahet pasuria e krijuar dhe as nëse janë rritur të ardhurat e qytetarëve, janë përmirësuar shërbimet publike apo është ulur kostoja e jetesës.

Si tregues tjetër të situatës ekonomike, E Majta përmend mënyrën se si shpërndahet konsumi i familjeve. Fakti që pjesa më e madhe e të ardhurave përdoret për ushqim dhe produkte bazë, sipas saj, dëshmon se rritja ekonomike nuk po përkthehet në standard më të lartë jetese.

Partia e konsideron manipulues prezantimin e rritjes së BPV-së pa dhënë një pamje më të plotë të ekonomisë. Ajo pretendon se një pjesë e konsiderueshme e fitimeve të kompanive të huaja transferohet jashtë vendit, ndërkohë që aktiviteti ekonomik mbahet përmes huamarrjeve të reja.

Vërejtje janë ngritur edhe për mënyrën e paraqitjes së të dhënave industriale. Sipas E Majtës, industria përpunuese veçohet si dëshmi e përparimit, ndërsa anashkalohen vështirësitë në sektorë të tjerë të rëndësishëm, përfshirë energjetikën.

E Majta e kundërshton gjithashtu pohimin se vendi po përjeton “rritje galopante”, duke nënvizuar se shteti vijon të marrë hua për të përmbushur detyrimet e krijuara më herët.

“Maqedonia sot huazohet për të kthyer borxhet e mëparshme – merren kredi të reja dhe euroobligacione për të shërbyer detyrimet e vjetra”, thuhet në reagimin e Të Majtës.

Sipas partisë, një ekonomi e qëndrueshme nuk mund të ndërtohet duke marrë borxhe të reja për të shlyer ato të vjetrat. Investimet publike produktive, prodhimi vendor dhe ndërmarrjet publike efikase renditen prej saj si parakushtet e nevojshme për zhvillimin ekonomik.

“Suksesi ekonomik nuk matet sipas sa bukur kryeministri do ta paraqesë statistiken në konferencë për shtyp, por sipas faktit nëse qytetarët jetojnë më mirë”, përfundon kumtesa e partisë E Majta.

të fundit

Mickoski: ESHS-ja konfirmon rritje prej 3,8% të PBV-së

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur sot pyetjes gazetareske lidhur me shifrat më të fundit të prodhimit industrial…

2 minutes ago

Emiljano Vila nis një kapitull të ri te Sopoti, pasi ka fituar titullin me tri skuadra

Emiljano VilaTashmë nuk ka më histori, mesfushori shqiptar, Emiljano Vila, është bërë me ekip të ri [...]Read More...

8 minutes ago

Barcelona synon përforcim në qendër të mbrojtjes, Natan dhe Bastoni në fokusin e Flickut

Barcelona ka nisur kërkimet për një qendërmbrojtës të ri në afatin kalimtar të janarit, i cili mund të përshtatet menjëherë…

9 minutes ago

Dua Lipa fiton çështjen kundër shitësit të produkteve të falsifikuara në Hong Kong dhe mbron markën e saj

Pavarësisht pasurisë së saj prej rreth 150 milionë paundësh, këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa tregon se nuk është e…

11 minutes ago

FSK-ja dhe FARSH-i zhvillojnë aftësitë për kërkim-shpëtim në male

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) kanë realizuar një…

17 minutes ago

Derbi Tirana-Dinamo mbyllet në barazim mes polemikash, reagon klubi dinamovit

Ilir Daja, ndeshja Tirana - Dinamo dhe Enea JorgjiNë derbin e luajtur dje mes Tiranës dhe Dinamos në stadiumin “Niko…

21 minutes ago