E Majta ka ngritur akuza ndaj Qeverisë për mungesë transparence dhe mospërputhje në mënyrën e organizimit të festimit të përvjetorit të pavarësisë, duke deklaruar se sqarimet e reja për aktivitetin kanë sjellë edhe më shumë pikëpyetje.
None found
Sipas kësaj partie, afati për paraqitjen e ofertave përfundoi më 8 maj, në orën 12:00, ndërsa u dorëzua vetëm një ofertë, me rreth njëqind faqe. Katër ditë më pas, më 12 maj, Qeveria dhe “Avalon” bënë të ditur programin, përfshirë performancën e David Guetta-s.
E Majta kërkon të dijë se si mund të ishin përfunduar brenda një kohe kaq të kufizuar hapja dhe shqyrtimi i dokumentacionit, vlerësimi i ofertës, analiza e arsyetimit financiar dhe atij të prodhimit, si dhe vendimi për përzgjedhjen e producentit.
Partia vë në dukje gjithashtu një dallim mes kërkesave të përcaktuara në thirrjen publike dhe deklaratave të Nikollçe Micevskit, kryetarit të Komisionit. Në thirrje thuhej se Komisioni duhej të drejtonte procedurën, të shqyrtonte ofertën dhe të hartonte raport me propozim për përzgjedhje. Megjithatë, sipas E Majtës, Micevski më pas e përkufizoi detyrën e tij vetëm si verifikim të plotësisë së dokumenteve dhe respektimit të afateve kohore.
Një tjetër çështje e ngritur nga E Majta lidhet me rolin e Micevskit, i cili drejtoi Komisionin që analizoi ofertën dhe më vonë u angazhua si autor i aranzhimeve për koncertin e José Carreras.
E Majta kërkon publikimin e raportit të plotë të Komisionit, procesverbaleve të mbledhjeve, vlerësimeve individuale, nëse janë hartuar, arsyetimeve mbi kriteret e përdorura, vendimit të përzgjedhjes, datës kur u njoftua zbatuesi i përzgjedhur, si dhe të gjithë kronologjisë nga dorëzimi i ofertës deri në njoftimin zyrtar të programit.
“Nëse e gjithë procedura ka qenë e rregullt dhe pa mangësi, atëherë nuk ka arsye që dokumentet të mbahen të mbyllura”, deklaron E Majta. Partia shton se publiku duhet të informohet për procedurën, në mënyrë që të vlerësojë nëse është kryer realisht një shqyrtim thelbësor.
Presidenti Donald Trump u distancua sot nga puna që dy prej këshilltarëve të tij kryesorë, të cilët po ndihmojnë në…
Njëri nga 63 minatorët që kanë mbetur të ngujuar në minierën e Trepçës është nxjerrë nga horizonti i 11-të. Lajmin…
Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka uruar akademiken Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen presidente të Republikës së Kosovës. Akademia e Shkencave…
Ndërrimi i dytë i minatorëve të Trepçës ka mbetur brenda horizontit 11, pas ndërprerjes së energjisë elektrike për shkak të…
Mbi 60 minatorë kanë mbetur të ngujuar nën tokë në minierën e Stan Tërgut, në një thellësi që arrin deri në…
Edon Zhegrova po tregon edhe një herë se driblimi mbetet një prej armëve të tij më të forta. Ylli i…