maqedoni

Dyshime se po përgatiteshin përplasje mes dy grupeve rivale, policia bastis burgun e Idrizovës

Në mëngjes policia ka kryer bastisje në Burgun e Idrizovës, kanë njoftuar nga Prokuroria Publike.Sipas PTHP-së aksioni është ndërmarrë për shkak të dyshimeve për veprime penalo-juridike dhe për të siguruar prova.

Drejtori i Burgut të Idrizovës, Zoran Jovanovski, për MIA-n ka deklaruar se gjatë bastisjes janë gjetur një sasi e madhe e sendeve të jashtëligjshme.

Sipas njoftimeve të mediave pretendohet se policia ka pasur njohuri se në këtë burg po përgatitet përplasje midis dy grupeve rivale.

Bastisje në Burgun e Idrizovës pati edhe në fund të tetorit të vitit të kaluar, ku sic njoftuan nga MPB-ja, ishin konfiskuar 63 celularë, 82 thika si dhe drogë. Gjatë aksionit ishin lënduar të burgosur por edhe policë.

Në këtë aksion, disa të burgosur kishin dëshmuar se kishin pësuar lëndime të rënda pasi ishin rrahur nga policia.

Avokati i Popullit në raportin për ngjarjet në Burgun e Idrizovës kishte konstatuar se policia ka tejkaluar autorizimet gjatë aksionit./albeu.com

të fundit

Macron i sugjeron Donald Trump takim ‘katërpalësh’: Siguria e të gjithë Evropës është në rrezik

Presidenti francez Emmanuel Macron, gjatë fjalës së tij, përshëndeti bisedimet mes liderëve dhe theksoi rëndësinë e një samiti trilateral mes…

13 minutes ago

E rëndë në Bilisht! 55-vjeçari humb jetën sapo del nga klinika dentare

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në Bilisht sapo ka dalë nga një klinikë dentare. Nga të dhënat…

40 minutes ago

Presidenti i SHBA-ve këshillon Zelenskyn: Hiq dorë nga Krimea dhe anëtarësimi në NATO

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i ka vënë ultimatum Volodymyr Zelenskyyt dhe Ukrainës. Trump ka përjashtuar mundësinë e lejimit të…

1 hour ago

Trump në sy të Zelenskyt: Tani do marr Putin në telefon! T’i japim fund kësaj lufte në Ukrainë

Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi para gazetarëve gjatë takimit me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë…

2 hours ago

“Gënjeshtar, manipulues, mosmirënjohës”, Gjesti me reagim të fortë e me mesazh për ‘shokët e tij’ – flet edhe për jetën private

Këngëtari pejan, Gjesti, ka reaguar për herë të parë pas disa gjërave që kanë ndodhur së fundmi me të. Konkretisht,…

2 hours ago

Përplasen tre mjete në aksin Berat-Dimal/ Shoferët e plagosur nisen me urgjencë drejt spitalit

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në aksin nacional Berat-Dimal. Sipas…

2 hours ago