Dy zjarre të mëdha, në Llovica dhe Koleshino, janë lokalizuar nga ekipet zjarrfikëse të Strumicës.
None found
Në Llovica, flakët përfshinë barin dhe shkurret e thata, duke iu afruar rreth 100 metrave banesave të para. Në operacionin për shuarjen e zjarrit u angazhuan zjarrfikësit dhe banorët e fshatit, ndërsa reshjet e shiut ndihmuan në vënien e tij nën kontroll.
Risto Mançev, kryetar i bashkisë së Bosilovës, deklaroi se zjarri dyshohet të jetë shkaktuar qëllimisht.
Sipas tij, në vendin e ngjarjes u gjetën degë të prera dhe një çakmak. Ndërkohë, një tjetër zjarr ra në një fabrikë për përpunimin e kartonit në Koleshino.
Në ndërhyrje morën pjesë 14 zjarrfikës me pesë automjete zjarrfikëse. Pasi zjarri u kontrollua dhe u lokalizua, një automjet me zjarrfikës qëndroi në terren për të monitoruar situatën.
Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Rolando Maran, ka publikuar listën me 27 futbollistët e grumbulluar për dy përballjet e rëndësishme…
Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Jeton Shasivari, ka zhvilluar dy takime bilaterale me përfaqësuesit e Kosovës, ministrin e…
Kryeministri i Kosovës, Albin Albin Kurti ka thënë se deficiti tregtar vazhdon të mbetet një nga sfidat kryesore të ekonomisë…
Sulmuesi shqiptar i Bristol Cityt, Lorent Tolaj ka zgjedhur ta përfaqësoj kombëtaren e Zvicrës, duke refuzuar kështu një përfshirje te…
Protestat kanë ngjallur debat sot edhe në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën mes deputetëve të opozitës e mazhorancës. [...]Read…
Dy avionë pasagjerësh janë bërë objekt i kërcënimeve për bombë të premten, duke detyruar autoritetet të ndërhyjnë dhe të ndryshojnë…