Një veturë e përfshirë nga zjarri dhe dy trupa të pajetë janë gjetur dje pranë vendit të quajtur „Içeva Çeshma“, në Gorno Sellë, në Bogdanci. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, njëri trup ndodhej pranë automjetit, ndërsa tjetri brenda tij.
Policia u njoftua për rastin në orën 18:40 nga T.K. nga Bogdanci, i cili kishte parë veturën e parkuar në flakë dhe një person të pajetë pranë saj.
None found
Në vendngjarje shkuan menjëherë policët e Stacionit Policor të Gjevgjelisë. Ata konstatuan se personi pranë veturës ishte 21-vjeçari V.G. nga Bogdanci dhe se ai nuk jepte shenja jete. Vdekjen e tij e konfirmoi ekipi i Ndihmës së Shpejtë nga Spitali i Përgjithshëm në Gjevgjeli.
Brenda automjetit u zbulua trupi i dytë i pajetë pasi zjarrfikësit lokalizuan zjarrin.
Prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike në Gjevgjeli u njoftua për ngjarjen. Pas këqyrjes së vendit, të dy trupat u dërguan për obduksion.
Shkaku i zjarrit, rrethanat e vdekjes së dy personave dhe një lidhje e mundshme mes tyre mbeten ende të panjohura. MPB bën të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Një histori tronditëse dhune në familje po hetohet nga Prokuroria e Milanos, ku një menaxher 51-vjeçar pretendon se është rrahur,…
Real Madridi, Barcelona dhe Atletico Madridi po e monitorojnë situatën e mesfushorit argjentinas, i cili mund të jetë një nga…
"Maqedonia e Veriut nuk ka bërë asnjë përparim në luftën kundër korrupsionit, i cili mbetet i përhapur dhe shkak serioz…
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka prezantuar pikëpamjet e tij mbi situatën politike dhe diplomatike në Kosovë.…
Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti Special, ka aprovuar ankesat e të akuzuarit Muhamet Alidemaj dhe mbrojtësit të tij,…
Gjykata ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin, ish-kreun e SHISH. Kështu,…