Të punësuarit me kontrata të përkohshme mund të presin ende për të marrë vendime të përhershme pune. Qeveria thotë se procesi do të nisë në janar të vitit të ardhshëm, por kalimi nuk do të bëhet automatikisht. Institucionet duhet të aplikojnë në Ministrinë e Financave dhe të marrin pëlqimin e saj. Sipas ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, masa do të përfshijë të paktën 5 mijë qytetarë.
Durmishi shpjegoi se procesi kërkon bashkërendim mes institucioneve dhe Ministrisë së Financave. Institucioneve do t’u duhet kohë të ndryshojnë sistematizimin e vendeve të punës, të përgatisin konkurset dhe të sigurojnë pëlqimin e Financave, përpara se të punësuarit me kontrata të kalojnë në vendime të përhershme.
None found
I pyetur nëse Ministria e Financave ka mjete për këto vende pune në një kohë kur shteti ndodhet në krizë, ministri u përgjigj se të punësuarit e përkohshëm tashmë marrin paga. Ai tha se kthimi i kontratave në vendime të përhershme është kërkesë e BE-së në kuadër të agjendës reformuese, si dhe nismë e qeverisë. Sipas Durmishit, synimi është që punonjësit ta kryejnë punën me dinjitet, pa qenë të varur nga politika apo të ndikuar prej saj si në të kaluarën.
Shumica e personave që presin kthimin e kontratave në vendime të përhershme pune janë punësuar mesatarisht para 10 viteve.
Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027. Kryetari i PD-së,…
E ardhmja e Arda Gulerit te Real Madridi mund të jetë në pikëpyetje, pasi mesfushori turk raportohet se ka refuzuar…
Stuhia “Charls”, e cila goditi brigjet e Portugalisë me erëra të fuqishme dhe reshje intensive shiu, po zhvendoset drejt Ballkanit.…
Lista Serbe ka reaguar për herë të parë pas deklaratave të Listës Studentore, që fitoi zgjedhjet në Serbi, se nuk…
Redjan Z. është identifikuar shqiptari që u vra me armë zjarri pranë Parlamentit Europian në Bruksel, më 12 tetor. Sipas…
Emilija Markoviq, kandidate e Listës Studentore, ka deklaruar se programi i fitueses së zgjedhjeve në Serbi parasheh që Gjykata Kushtetuese…