maqedoni

Djegia e spitalit modular në Tetovë, familjarë të viktimave dhe përkrahës të tyre para gjykatës

Në Gjykatën Themelore në Tetovë, sot vazhdon gjykimi për zjarrin në spitalin modular të Tetovës. Para Gjykatës janë mbledhur dhjetëra familjarë të viktimave dhe përkrahës të tyre, të cilët kërkojnë drejtësi.

Më 31 janar ishte seanca e fundit në të cilën u dëgjuan shtatë dëshmitarë të propozuar nga Prokuroria.

Të lidhura

None found

Në pyetjen e prokurorëve, të gjykatësit dhe të avokatëve të të akuzuarve dhe të dëmtuarve u përgjigjën dy mjekë, një infermiere dhe katër persona të cilët në spitalin modular shoqëronin pacientët.

Gjykimi sot vazhdon me dëgjimin edhe të disa dëshmitarëve, ndërsa gjykatësi Jordan Vellkovski paralajmëroi se do të ftohen edhe ekspertët që e kanë përgatitur ekspertizën. Më pas do të ketë seanca dëgjimore të dëshmitarëve dhe dëshmi me shkrim të mbrojtjes.

Të akuzuarit, drejtorët Florin Besimi dhe Artan Etemi, mjeku Boban Vuçevski dhe përfaqësuesi i Spitalit Klinik të Tetovës si person juridik, në fillim të gjykimit theksuan se e kuptojnë akuzën, por nuk pranojnë fajin dhe se nuk i kanë kryer veprat për të cilat akuzohen.

Gjykimi për zjarrin që ndodhi më 8 shtator të vitit 2021, ku humbën jetën 14 persona, ndërsa dhjetëra u lënduan, filloi më 7 dhjetor të vitit  2022, pasi nga shtatori i vitit 2022 deri atëherë procesi gjyqësor disa herë u shty./tv21

të fundit

Haaland synon La Ligën, Real Madridi dhe Barcelona në garë për të ardhmen e tij

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, ka shprehur dëshirën që në të ardhmen të luajë në kampionatin spanjoll, duke i…

2 minutes ago

Përplasja tragjike e trenave në Spanjë, 39 të vdekur: Hetuesit shqyrtojnë shkakun e aksidentit

Të paktën 39 persona humbën jetën nga përplasja e dy trenave me shpejtësi të lartë pranë Adamuzit, në provincën e…

2 minutes ago

Wall Street Journal: SHBA-ja u kërkon vendeve arabe të përgatiten për sulm ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesmandatit

Shtetet e Bashkuara u kanë thënë disa vendeve arabe të Gjirit të jenë të përgatitura për një sulm të rëndë…

2 minutes ago

Erion Veliaj dërgohet nga burgu i Durrësit në IEVP Fier me vendim të Drejtorisë së Burgjeve

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve…

5 minutes ago

Mbi 7.8 tonë kanabis mjekësor të paregjistruar, kallëzim penal ndaj një kompanie në Novo Sellë

SPB Strumicë ngriti kallëzim penal kundër një personi juridik nga fshati Borisovë, komuna e Novo Sellës dhe kundër V.K. nga…

10 minutes ago

Mesazhi i fortë i profesor Lush Susajt: Atë ditë që nuk do jem në protestë, diheni se kam vdekur, ata pedagogë që nuk dalin hanë sufllaqen e partisë

Profesor Lush Susaj, i cili del çdo ditë në protestë në krah të studenteve ka deklaruar se fitorja e tyre…

17 minutes ago