Categories: maqedoni

Dimitrovski: Me Bullgarinë kërkojmë dialog evropian, jo mesjetar

Një perspektivë e besueshme për anëtarësimin në Bashkimin Evropian është thelbësore për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit, ndërsa politika e zgjerimit të BE-së mbetet një faktor kyç për demokratizimin, forcimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Kështu deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, gjatë takimit të ministrave të jashtëm të Procesit të Berlinit, që po zhvillohet në Przhno të Malit të Zi.

Të lidhura

None found

Takimi u përqendrua te integrimi evropian, bashkëpunimi rajonal, si dhe rritja e stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Sipas deklaratës së zyrës së ministrit, në këtë takim morën pjesë ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Shteteve Anëtare të BE-së, të përfshira në Procesin e Berlinit, krahas përfaqësuesve të lartë të Komisionit Evropian, Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor.

Gjatë fjalës së tij, Dimitrovski nënvizoi se siguria e Ballkanit Perëndimor përbën një nevojë evropiane dhe nuk mund të shihet vetëm si çështje e rajonit. Në një realitet të ndërlikuar gjeopolitik dhe përballë ndikimit në rritje nga aktorët e jashtëm, ai kërkoi vijimin e dialogut në nivel rajonal dhe evropian.

Ministri paralajmëroi gjithashtu se mosmarrëveshjet dypalëshe nuk duhet të shndërrohen në pengesa për rrugën drejt Bashkimit Evropian. Sipas tij, një qasje e tillë dëmton perspektivën evropiane dhe cenon sigurinë e qëndrueshmërinë e vendeve të rajonit dhe të vetë Evropës.

“Me fqinjin tonë lindor duam një dialog evropian, jo mesjetar, një dialog për të ardhmen, jo për historinë. Në procesin e pranimit në BE, duhet të transformojmë institucionet dhe të ndërtojmë një shtet të së drejtës, jo të ndryshojmë identitetin apo narrativën historike”, deklaroi Dimitrovski./Telegrafi/

të fundit

Triumf 9-1 ndaj Lensit, Fabregas paralajmëron Comon: Duhet të ruajmë përulësinë

Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…

31 minutes ago

Berisha calls for opposition unity: Democrats defended students from the start of the movement

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

40 minutes ago

Suspect believed to be a member of gang that defrauded elderly women arrested in Thessaloniki; €21,200 and valuables seized

Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…

40 minutes ago

Dritan Goxhaj and Edison Lika released after being detained by police for refusing fines

Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…

41 minutes ago

Civil Emergencies commander arrives at the scene, raising hopes for the 69-year-old’s fate: He may be found alive

Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…

41 minutes ago

Berisha kërkon bashkimin e opozitës: Demokratët i mbrojtën studentët që në fillim të lëvizjes

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

42 minutes ago