Categories: maqedoni

Dimitrieska-Koçoska: TVSH-ja e reduktuar për naftën zgjatet deri në tetor 2026

Masa për uljen e TVSH-së për naftën do të vijojë të zbatohet deri më 20 tetor 2026. Qeveria ka vendosur të zgjasë reduktimin e normës nga 18 për qind në 10 për qind, me synim kufizimin e rritjes së çmimeve dhe lehtësimin e kostove për qytetarët dhe bizneset.

Të lidhura

None found

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, përmes një postimi në Facebook. Sipas saj, vazhdimi i kësaj politike synon mbështetjen e standardit të jetesës dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë së ekonomisë.

“Qeveria po vijon zbatimin e masave që mbrojnë standardin e jetesës së qytetarëve dhe stabilitetin e ekonomisë vendase. Për këtë arsye, është zgjatur deri më 20 tetor 2026 masa që e ul TVSH-në për naftën nga 18 në 10 për qind. Ky vendim ndikon në çmimet me pakicë të karburanteve dhe ndihmon në zbutjen e presioneve të jashtme të çmimeve, duke reduktuar barrën financiare për qytetarët dhe ekonominë”, shkroi Dimitrieska-Koçoska.

Ministrja shtoi se institucionet përgjegjëse po ndjekin me vëmendje zhvillimet në tregjet ndërkombëtare. Ato, sipas saj, do të ndërmarrin masat e nevojshme në kohën e duhur, në varësi të kushteve ekonomike./Telegrafi/

të fundit

Rishikoni pagat e ulëta/ 29 shoqata e sindikata letër qeverisë dhe BE: Mos tatoni pagën minimale

Shoqata ProEksport Albania së bashku me 28 sindikata dhe organizata të shoqërisë civile i janë drejtuar me një letër kryeministrit…

2 minutes ago

Mjegulla e dendur vështirëson qarkullimin në Kukës dhe në Rrugën e Kombit

Qyteti i Kukësit është përfshirë nga mjegulla e dendur që në orët e para të mëngjesit, duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjen…

7 minutes ago

Këmbimi valutor 25 nëntor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me…

14 minutes ago

Greva 24-orëshe ndal jetën në Greqi: protestuesit kundërshtojnë çmimet e larta dhe pagat e ulëta

Greqia është përfshirë sot nga një grevë e përgjithshme 24-orëshe, me mijëra punonjës të sektorit publik dhe privat që protestojnë…

14 minutes ago

Parashikimi i motit 25 Nëntor 2026/ Reshje shiu dhe dëbore, ja sa do të jenë temperaturat

Ditën e sotme, vendi ynë  do të karakterizohet nga vranësira dhe reshje shiu në disa zona të vendit. Sipas parashikimit…

21 minutes ago

Besa Gaxherri: Vrasjet politike pas luftës nuk ndodhën për pasuri apo interesa biznesi

Ish-deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, ka deklaruar se askush nuk mund t’ua mbyllë gojën atyre që kërkojnë zbardhjen e vrasjeve…

23 minutes ago