Jovan Despotovski, anëtar i LSDM-së dhe ish-drejtor i TIRZ-së, vlerëson se nuk qëndron pretendimi se qeveria e kaluar ka pasur qasje servile ndaj Bullgarisë dhe procesit të integrimit evropian.
Në emisionin “Samo Vistina”, ai tha se Maqedonia e kishte merituar hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, por sipas tij kjo nuk duhej të kushtëzohej vetëm me ndryshimet kushtetuese.
None found
“Ka shumë shtete në Evropën Qendrore dhe Lindore që në vitet 90-ta kanë qenë prapa në shumë drejtime. Ne e meritonim këtë, jo për shkak të ndryshimeve kushtetuese, por sepse ishim përpara dhe kishim më shumë vullnet, përkushtim dhe kapacitet.
Në kohën kur Maqedonia duhej t’i merrte zyrtarisht përgjigjet që në fillim, pengesa ishte Franca, me arsyetimin për mungesë të gatishmërisë institucionale të Unionit, i cili ndërkohë ende nuk është përgatitur.
Pranimi i propozimit francez ishte një mundësi për t’i çuar gjërat deri në fund, por kjo rezultoi të mos funksiononte për shkak të reagimit të publikut, mungesës së përgatitjes dhe revoltës. Ndërkohë u mbajtën zgjedhje, rrethanat politike ndryshuan dhe tani kemi një qeveri që mbështet një qasje disi më ndryshe”, deklaroi Despotovski./Telegrafi/
Kuvendi i Kosovës miratoi mbrëmë në lexim të parë Projektbuxhetin për vitin 2027, në vlerë prej 4.27 miliardë eurosh. Pas…
Sulmuesi Arijon Ibrahimoviq ka pranuar kontaktet me Federatën e Futbollit të Kosovës, por ka thënë se ende nuk ka marrë…
Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, Albulena Mujaj-Bajraktari, ka mohuar se ka ushtruar presion ndaj Arlinda Zekajt për…
Deri më 31 tetori, qeveria e Mickoskit nuk kishte transferuar 51 milionë euro nga kontributet e pensioneve të qytetarëve në…
Prokuroria e Vlorës ka konfiskuar dhe kaluar në pronësi të shtetit pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 16 milionë euro…
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar paraditen e sotme, në orën 08:00, një takim në ambientet e Kryeministrisë me ministrat dhe…