Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale ka bërë të ditur se në “Gazetën Zyrtare” është botuar Programi për ndryshimin e Programit për nxitjen e furnizimit me gaz në amvisëri për vitin 2026. Me këtë ndryshim, afati për paraqitjen e kërkesave për mbështetje financiare shtyhet deri më 31 tetor 2026.
None found
Sipas ministrisë, ky vendim u krijon një mundësi të re të gjitha amvisërive që nuk kanë aplikuar ende, që të përfitojnë nga ndihma shtetërore. Mbështetja arrin deri në 30.000 denarë, gjegjësisht deri në 70 për qind të shpenzimeve të realizuara për kyçje në rrjetin e gazit natyror ose për blerjen e një kaldaje me gaz.
Për realizimin e kësaj mase janë vënë në dispozicion 3 milionë denarë, ndërsa shpërndarja e mjeteve do të bëhet sipas parimit ,,i pari që aplikon – i pari që përfiton”, deri në shterimin e fondit. Sipas ministrisë, zgjatja e afatit ka një synim të qartë, që sa më shumë qytetarë të mund ta shfrytëzojnë këtë masë, të ulin kostot e ngrohjes dhe në të njëjtën kohë të përdorin një burim energjie më të pastër dhe më efikas.
Të drejtë për aplikim kanë amvisëritë që gjatë vitit 2026 do të bëjnë kyçjen e shtëpisë në sistemin e shpërndarjes së gazit natyror, si edhe amvisëritë që do të blejnë një kaldajë me gaz për një objekt që tashmë ka qenë i lidhur në sistem deri më 1 janar 2026. Çdo amvisëri ka të drejtë të dorëzojë vetëm një kërkesë.
Ministria u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të interesuar që t’i dorëzojnë në kohë aplikimet e tyre, në përputhje me kushtet e shpalljes publike. Informacione shtesë mund të gjenden në faqen zyrtare të Ministrisë – www.energy.gov.mk.
Pas skadimit të afatit, aplikimet e dorëzuara do të shqyrtohen nga një komision i ngritur nga Ministria, ndërsa mbështetja financiare do t’u transferohet të gjithë përfituesve që i përmbushin kushtet e përcaktuara. Nga ministria theksojnë se mbështetja për qytetarët, rritja e efikasitetit energjetik dhe krijimi i kushteve më cilësore të jetesës mbeten ndër prioritetet kryesore të Ministrisë së energjisë, minierave dhe burimeve minerale. Përmes masave të tilla, sipas tyre, Ministria vijon të zbatojë politika që sjellin përfitime të drejtpërdrejta për familjet dhe ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhmeje energjetike më të sigurt, më të pastër dhe më të qëndrueshme.
Vazhdojnë akuzat partiake në lidhje me votimin e diasporës në zgjedhje. LSDM-ja akuzon përsëri qeverinë se nuk po heq dorë…
Protestat e zhvilluara në Tiranë, gjithnjë e më shumë po marrin vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Kështu revista franceze Paris Match,…
Një zjarr është regjistruar paraditen e sotme në Pazarin e Gjirokastrës, pranë Postës Shqiptare, ku flakët kanë përfshirë fasadën e…
Me anë të një postimi në “Facebook”, historiani dhe studiuesi Auron Tare, reagon duke shpresuar se protesta e nisur prej…
Këtë të martë, Marine Le Pen do të marrë vesh nëse do të ketë mundësi të garojë në zgjedhjet presidenciale…
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim raportuesin e përhershëm të Parlamentit Evropian për…