Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, përuroi çerdhen “Foleja” në Përshefcë, në një ceremoni ku morën pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ambasadori i Bashkimit Evropian, Michael Rokas, ministri për Punë Sociale, Rini dhe Demografi, Gjoko Velkovski, si dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
None found
Me funksionalizimin e këtij institucioni, fëmijët dhe familjet e Komunës së Tearcës do të kenë në dispozicion një mjedis të ri për kujdes dhe edukim parashkollor.
Gjatë përurimit, Memishi tha se hapja e çerdhes shënon përmbushjen e një zotimi të bërë ndaj qytetarëve, për realizimin e të cilit u deshën angazhim, punë dhe këmbëngulje.
“Jam veçanërisht i lumtur që sot realizoj edhe një premtim të dhënë para qytetarëve të mi. Një premtim që kërkoi punë, përkushtim dhe këmbëngulje, por që sot u bë realitet”, tha Memishi.
Sipas kryetarit të Tearcës, çerdhja “Foleja” përfaqëson një investim me rëndësi për fëmijët, familjet dhe të ardhmen e kësaj komune.
Memishi shprehu mirënjohjen për të gjithë personat që ndihmuan në realizimin e projektit, duke veçuar drejtoreshën e çerdhes, Isnisha Velii.
Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur edhe për një mandat Vlora Spancën, auditore të Përgjithshme të Kosovës, me mandat pesëvjeçar. Spanca…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, i ka kërkuar Grupit Parlamentar të PDK-së…
Gazetari Jeton Sopa ka reaguar pas sulmit ndaj tij gjatë protestës së sotme pranë Kuvendit të Kosovës. Sopa ka treguar…
Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hyni Mehani, ka kritikuar PDK-në për, siç ka thënë, përdorimin e UÇK-së dhe vendimit të 16…
Qytetarë të mbledhur jashtë Kuvendit të Kosovës po kërkojnë nga deputetët që të votojnë në lexim të dytë Projektligjin për…
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Qeveria ka mandat katërvjeçar dhe se prioriteti i saj është realizimi i sa më shumë…