Bursa e Maqedonisë ka vënë zyrtarisht në lëvizje një projekt që synon të nxisë dhe të përgatisë kompanitë vendore për sigurimin e financimit përmes tregut.
None found
Kjo nismë po realizohet me mbështetjen e BERZh-it, mbi bazën e Memorandumit të Bashkëpunimit. Në kuadër të saj, deri në dhjetë kompani do t’i nënshtrohen një vlerësimi profesional dhe të pavarur për të matur gatishmërinë e tyre për hyrje në tregun e kapitalit përmes emetimit të aksioneve ose obligacioneve.
Përveç kësaj, ato do të përfshihen edhe në një akademi të veçantë të lidershipit dhe do të marrin rekomandime konkrete për hapat e mëtejshëm në përgatitjen për sigurimin e financimit nëpërmjet tregut të kapitalit.
“Qëndrimi ynë është se kompanitë e Maqedonisë nuk duhet të kenë vetëm një derë nga ky kapital. Kredia bankare është shumë e rëndësishme, por do të ishte mirë që i njëjti të mos jetë zgjidhja e vetme. Maqedonisë i mungojnë kompani të cilat janë të gatshme të tërheqin kapital nga investitorë të ndryshëm. Prandaj, ne si Berza e Maqedonisë vazhdimisht flasim për APIO dhe financim, sipas tregut, ky është edhe misioni ynë.”, – deklaroi drejtori ekzekutiv i Bursës së Maqedonisë, Ivan Shteriev.
“E kemi zhvilluar këtë projekt për ndihmë konsultative për maksimum 10 kompani, kryesisht kompani të vogla dhe të mesme, dhe në kuadër të këtij projekti do t’u ndihmojmë këtyre kompanive që më qartë t’i kuptojnë mundësitë të cilat i ofron kapitali i tregut, dhe si të njëjtat t’i shfrytëzojnë në përpjekjet e tyre për konkurrueshmëri.”, – theksoi Maja Stolevska Kostadinovska nga BERZh-i.
Bursa e Aksioneve të Maqedonisë vlerëson se ky projekt do të ndikojë në krijimin e instrumenteve të reja financiare dhe në paraqitjen e emetuesve të rinj në tregun e kapitalit të Maqedonisë, duke nxitur kështu zhvillimin e mëtejshëm të tij. /rtvm2
Dashi Dite e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat do ju ecin me se…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka krahasuar veten e tij me Vladimir Lenin. Gjatë një konference për shtyp pas Samiti të…
Arsenali ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e Bruno Guimaraes, pasi mesfushori brazilian i ka bërë të ditur Newcastle. se dëshiron…
Aktori Ervis Pupa ka ironizuar vendimin e qeverisë për financimin e koncertit të Kanye West, përmes një postimi në rrjetet…
Fabian Ruiz ka vendosur ta lidhë të ardhmen e tij afatgjatë me Paris Saint-Germain, duke nënshkruar një kontratë të re…
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit kanë shpërthyer sërish, pasi ushtria amerikane ka nisur sulme ajrore dhe raketore ndaj…