Një sasi prej 11.6 tonësh speca të freskët është kthyer nga autoritetet bullgare në Maqedoninë e Veriut, pasi testet laboratorike konstatuan se pesticidi formetanat ishte mbi kufirin e lejuar, përcjell TV21.
None found
Ngarkesa kishte kaluar në territorin bullgar nga pika kufitare e Zlatarevos dhe do t’i dorëzohej një operatori tregtar në Petriç. Deri në përfundimin e analizave, specat u bllokuan dhe u ruajtën në një magazinë frigoriferike.
Me daljen e rezultateve, Agjencia Bullgare e Sigurisë Ushqimore vendosi që e gjithë sasia t’i kthehej furnizuesit. Sipas autoriteteve, asnjë pjesë e ngarkesës nuk ka përfunduar në dyqanet apo tregjet e Bullgarisë.
Ende nuk ka të dhëna se nga cili rajon i Maqedonisë së Veriut vinin specat, ndërsa nuk janë publikuar as emrat e prodhuesit dhe eksportuesit. Inspektimi u krye në kuadër të kontrolleve të shtuara që Bullgaria po ushtron ndaj frutave dhe perimeve të importuara nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.
Prokuroria Speciale e Kosovës reagoi ndaj raportimeve në disa media se pas shkarkimit të kryeprokurorit të kësaj prokurorie Blerim Isufajt…
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është intervistuar të premten nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në cilësinë e të…
Milani po përgatitet për një afat kalimtar dimëror aktiv, me pronarin e klubit, Gerry Cardinale, që ka konfirmuar besimin te…
Italia u përfshi këtë të premte nga protesta masive në 70 qytete, në kuadër të një greve të përgjithshme 24-orëshe…
6.3 miliardë dollarë i janë grabitur gjigandit të kriptomonedhave Binance pas një sulmi kibernetik. [...]Read More...
Portieri i kombëtares së Argjentinës, Emiliano Martinez, ka zbuluar se nuk mund ta përkulë plotësisht gishtin unazor të dorës së…