maqedoni

Bullgarët, kroatët, malazezët… pjesë e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, nuk hiqet 20% për gjuhën shqipe

Grupi i punës për ndryshime kushtetuese ka propozuar që në Preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut të shtohet edhe bullgarët, kroatët, malazezët dhe tre kombe tjera.

Këtë e bëri të ditur kryetarja e grupit të punës, prof.dr. Margarita Caca-Nikolovska, duke shtuar se të gjitha vendimet janë marrë njëzëri.

Propozim-iniciativa e miratuar nga grupi punues tani do t’i dërgohet Qeverisë, e cila, nga ana tjetër, duhet ta çojë në Kuvend.

“Kemi pasur një diskutim të frytshëm, ka pasur disa dhe argumente të tjera, por më e rëndësishmja është se jemi pajtuar me atë që është propozim për të aderuar në ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut me udhëzime, amendamente të caktuara. dhe shtesa kur është e nevojshme”, theksoi Caca-Nikollovska.

Në Preambulë, përveç maqedonasve, janë shkruar “shqiptarët, turqit, vllehët, serbët, romët dhe boshnjakët dhe të tjerë”, dhe sipas asaj që ka prezantuar Caca-Nikolovska, propozimi parasheh shtimin e gjashtë popujve të tjerë.

“Ndryshimet janë në seksionin e Preambulës duke shtuar disa kombe. Pas popullit boshnjak shtohen fjalët: popull bullgar, popull kroat, popull malazez, popull slloven, popull hebre, popull egjiptian”, theksoi ajo.

Ajo shtoi se grupi punues ka përgatitur edhe një shpjegim të shkurtër për nismën për ndryshime kushtetuese dhe për bazën dhe arsyetimin.

Lidhur me kërkesën e disa partive shqiptare për zëvendësimin e fjalës “20 për qind” me gjuhën shqipe, Caca-Nikollovska tha se kjo ishte diskutuar, por sipas saj, ky grup pune ka për detyrë vetëm atë që tani është përgatitur për ndryshimin e pjesës së preambulës.

“Ka pasur propozime, por ne i kemi konsideruar vetëm si propozime në aspektin e prezantimit dhe nuk kemi vendosur për to, së pari sepse ne kemi  një punë primare që duhet ta kryejmë dhe së dyti këto ndryshime nuk janë kërkuar nga ne. Megjithatë, duke qenë se ka pasur prezantime të caktuara, nuk ka asgjë problematike për t’i dëgjuar dhe se kur do të vijë radha e tyre nuk dihet”, theksoi kryetarja e grupit të punës./INA

të fundit

BE pezullon takimet me Qeverinë në detyrë të Kosovës pas vendimit të Gjykatës Supreme

Bashkimi Evropian ka njoftuar se përkohësisht do të pezullojë mbajtjen e takimeve me kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe me…

3 minutes ago

U zgjodh nënkryetare e Kuvendit, Kurti liron nga detyra Emilija Rexhepin

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti ka liruar nga detyra e zv.kryeministren, Emilija Rexhepi. Lirimi nga detyra vjen pasi Rexhepi është…

12 minutes ago

Vatër zjarri në malin e Gërmanit në Mat, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve

Një vatër zjarri është aktivizuar mesditën e sotme në malin e fshatit German, Njësia Administrative Komsi, Bashkia Mat. Flakët kanë…

28 minutes ago

I TMERRSHËM rrëfimi i Meghan Markle: “Në familjen mbretërore detyrohesha të…”

Meghan Markle ka bërë një tjetër koment thumbues ndaj familjes mbretërore, duke deklaruar se nuk mund të ishte vetvetja në…

31 minutes ago

“Ne të dyja”- Më të lumtura e kurrë, Eni Koçi ndan fotot e ëmbla me vajzën e saj! Ja ku shfaqen nënë e bijë

Këngëtarja e njohur Eni Koçi ka tërhequr vëmendjen në rrjete sociale me postimin e fundit ku shfaqet përkrah vajzës së…

38 minutes ago

Kanosi një gjyqtar të Lushnjes, ekstradohet nga Italia Hajrulla Xhivini

42-vjeçari, Hajrulla Xhivini është ekstraduar ditën e sotme nga Italia. Mësohet se Xhivini ishte në kërkim ndërkombëtar pasi në shkurt…

1 hour ago