Branko Azeski, kryetar i Odës Ekonomike, vlerëson se inovacionet përbëjnë të ardhmen dhe rrugën e vetme që ndërmarrjet maqedonase të fitojnë konkurencë ndaj kompanive evropiane e botërore, duke siguruar kështu vendin e tyre në tregjet e mëdha.
None found
Në forumin e biznesit Maqedoni-Austri, mbajtur nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut dhe Zyra e Tregtisë e Ambasadës Austriake në Shkup, Azeski u bëri apel bizneseve që çdo përpjekje për futjen e zgjidhjeve teknologjike inovative ta raportojnë në Odë, me qëllim që të marrin përkrahjen e duhur, njofton “Lokalno”.
Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë firmat vendase mund të jenë të afta të rivalizojnë me ato evropiane. “Nëse kompanitë tona arrijnë të krijojnë ndonjë përparësi që në fillim dhe të mbushin zbrazëtitë në sistem të cilat prodhojnë flukse shtesë, atëherë ato kanë shanse të ecin përpara. Për këtë arsye të gjitha angazhimet tona me Qeverinë janë përqendruar këtu. Prandaj i ftoj kompanitë të na informojnë për çdo nismë të tillë, t’i ngrenë këto probleme, sepse vetëm kështu do të arrijmë të prodhojmë një produkt konkurrues për eksport,” tha Azeski.
Ai theksoi se një shtet i vogël si Maqedonia nuk mund të mbijetojë pa eksporte. Sipas tij, eksportet janë çelësi dhe po ashtu diversifikimi i tregjeve është i domosdoshëm, në mënyrë që kompanitë maqedonase të zgjerohen edhe në tregje përtej atij të Bashkimit Evropian.
“Eksporti është çelësi që duhet të çelë tregje të reja dhe të transformojë gjendjen aktuale, ku 75 për qind e transaksioneve tona ekonomike shkojnë në BE. Duhet të diversifikohemi në tregje të tjera, sepse kështu siç jemi organizuar nuk mund të vazhdojmë. Duhet të hapim tregje të reja dhe të mundësojmë këmbimin e ideve dhe zhvillimin”, deklaroi Azeski.
Në intervistën për News24, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, theksoi se është kritik ndaj partisë së tij për shumë…
Bashkimi Evropian ka ftuar Kanadanë të bëhet “anëtarja e parë e asociuar” e unionit, në një propozim të bërë nga…
Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë ka reaguar pas aktgjykimit të shpallur sot nga Dhomat e Specializuara të Kosovës…
Charles L. Smith III është gjyqtari amerikan që kryesoi trupin gjykues në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit…
Kryetari i Lidhjes Shqiptare Ziadin Sela, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale e cila dënoi me burg ish-krerët e…
Pas vendimit dënues për ish-krerët e UÇK-së, disa akterë politikë po kërkojnë zhbërjen e kësaj gjykate. Profesori dhe juristi Muhamet…