Categories: maqedoni

Bozhinovska: Maqedonia e Veriut i bashkohet Korridorit Vertikal të gazit

Maqedonia e Veriut, duke nisur nga sot, do të përfshihet në Korridorin Vertikal të gazit përkrah Greqisë, Serbisë, Bullgarisë, Rumanisë, Hungarisë, Sllovakisë, Moldavisë dhe Ukrainës. Këtë e bëri të ditur ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska, para fjalimit të saj në Panairin e 6-të Metropolitan në Selanik.

Të lidhura

None found

Bozhinovska njoftoi se po zhvillohet punë intensive si për interkonektorin me Greqinë, ashtu edhe për lidhjen me Serbinë.

“Sot do të jem pjesë e dy ngjarjeve me rëndësi. E para është ‘Thessaloniki Metropolitan Summit’ i 6-të, ndërsa e dyta është Forumi i 10-të jubilar i Energjisë për Evropën Juglindore. Rëndësia është e madhe, pasi gjatë ditës do të nënshkruajmë edhe një Memorandum Mirëkuptimi. Me këtë, më në fund, vendi ynë nuk do të mbetet jashtë hartës energjetike, por do të lidhet me Korridorin Vertikal. Deri më tani, ishte planifikuar që ky korridor të kalonte nga Greqia, përmes Bullgarisë, Rumanisë, Hungarisë dhe Sllovakisë, e deri në Moldavi dhe Ukrainë. Nga sot, pjesë e këtij projekti energjetik do të bëhemi edhe ne dhe Republika e Serbisë”, tha ajo.

Ministrja theksoi se synimi është që deri në fund të vitit të ardhshëm vendi të jetë i përgatitur për tranzitin e gazit përmes territorit të tij. Sipas saj, përfundimi i lidhjeve do të mundësojë sigurimin e sasive më të mëdha dhe shmangien e varësisë nga vetëm një pikë furnizimi.

“Jemi duke punuar me intensitet të lartë për interkonektorin me Greqinë dhe për lidhjen e tij me Serbinë. Kjo nënkupton se deri në fund të vitit të ardhshëm duhet të jemi gati që gazi të mund të kalojë tranzit përmes vendit tonë dhe, sigurisht, të sigurojmë sasi më të mëdha, në mënyrë që të mos mbështetemi vetëm në një lidhje. Kështu do të kemi edhe një kufi të dytë, përmes të cilit do të mund të furnizohemi me LNG”, deklaroi Bozhinovska.

Sipas saj, përfshirja në këtë projekt do t’i krijojë vendit një alternativë tjetër furnizimi.

“Deri tani kemi pasur vetëm një lidhje me Republikën e Bullgarisë, ndërsa më shumë se rreth 85 për qind e kapaciteteve të saj janë dhënë me qira afatgjatë nga Gazprom. Tani do të hapet një mundësi e dytë: lidhja me Aleksandrupolin dhe Revitusan. Në këtë mënyrë, ne mund të shndërrohemi në një qendër që do ta furnizojë me gaz edhe Evropën Juglindore”, u shpreh Bozhinovska.

të fundit

“Shpërthen” Spiropali: Në Shqipëri të shkatërrohet jeta nëse pushteti të konsideron armik

Deputetja Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta, duke ngritur shqetësimin për atë që e cilësoi si intimidim të qytetarëve…

17 minutes ago

Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë në jetën politike, nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS

Kryeministri Edi Rama ka folur për përplasjen me Elisa Spiropalin me një gazetar shqiptar të Maqedonisë së Veriut në podcastin…

28 minutes ago

Spiropali ‘godet’ Ramën: Një grup i vogël ka uzurpuar PS-në dhe shtetin, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi politike

Deputetja Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke kritikuar mënyrën se si drejtohet Partia Socialiste…

31 minutes ago

“Ma dha truri”, kush është i dënuari me 25 vite që sulmoi policin në burgun e Burrelit, i shkakton 6 qepje në kokë: “Kurthi” me hapjen e derës

Të tjera detaje kanë dalë nga sulmi i të dënuarit ndaj policit të burgjeve në burgun e Burrelit. Bëhet fjalë…

2 hours ago

Plas keq në Kuvend/ Berisha- Gonxhes: U fute në lice duke pikturuar makinën e diktatorit. Ministri: Plak matuf mos na hapni barkun, kam vizatuar që 3-vjeç

Kryedemokrati Sali Berisha dhe Ministri Blendi Gonxhja janë përplasur me tone të ashpra në Kuvend, lidhur me mënyrën se si…

2 hours ago

Aksident në Roskovec, shoferi me makinë përplas dy të moshuar, detajet e para

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Roskovec, ku dy persona kanë mbetur të plagosur. Sipas njoftimit të policisë,…

3 hours ago