Categories: maqedoni

Besar Durmishi ngre alarmin për incidente të mundshme në protestën e BDI-së që mbahet sonte në Tetovë

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka bërë të ditur se ekzistojnë sinjale shqetësuese për mundësinë e ndodhive incidentale gjatë protestës së paralajmëruar për sonte në Tetovë.

Në një reagim publik, ai u shpreh se gjatë mbrëmjes së kaluar dhe përgjatë ditës së sotme kanë marrë informacione për, siç i cilësoi, “skenare të errëta” që po përgatiten ndaj Tetovës.

Të lidhura

None found

“Sipas këtyre informacioneve, persona të caktuar që do të vijnë sot në Tetovë do të përpiqen të shkaktojnë incidente, me demolimin e objekteve publike, përleshje me Policinë ose incidente ndëretnike në lagjet e Tetovës”, ka deklaruar ministri.

Sipas Durmishit, prapa veprimeve të tilla qëndron synimi për të prodhuar tensione artificiale dhe për të deformuar faktet, si edhe përgjegjësinë.

Ai bëri të ditur gjithashtu se institucionet lokale dhe ato qendrore janë në komunikim dhe koordinim të pandërprerë për të penguar çdo skenar të tillë. Njëkohësisht, u bëri apel qytetarëve të tregohen vigjilentë dhe të mos bëhen pjesë e, siç tha ai, “devijimeve nga disa të infiltruar me qëllime të errëta politike”.

Ministri nënvizoi, megjithatë, se e drejta për të protestuar mbetet e garantuar dhe se institucionet do të kujdesen për ta mbrojtur atë.

“Megjithëse nuk ka sens të protestosh në Tetovë për një vendim që ka marrë Gjykata Kushtetuese në Shkup, e drejta për protestë është e garantuar dhe ne do ta mbrojmë këtë të drejtë”, thuhet në reagimin e tij.

Nga ana tjetër, policia ka bërë të ditur se protesta e organizuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim është paraqitur në polici nga Bajram Rexhepi, i cili figuron zyrtarisht si organizator.

të fundit

Protesta pranë ministrisë së Arsimit, studentët djegin një kazan mbeturinash në rrugën e Durrësit

Situata është tensionuar gjatë protestës që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Disa protestues kanë nisur t’u vënë…

5 minutes ago

MTD: Mangësitë e evidentuara nga auditimi vijnë nga ish-MSHIA, po punojmë për t’i zgjidhur

Gjetjet e auditimit zbulojnë probleme të trashëguara që janë më shumë se një dekadë të vjetra, disa prej të cilave…

6 minutes ago

Kallëzime penale për dyshime se falimentimi u shkaktua qëllimisht për të shmangur borxhe milionëshe

Policia Financiare ka ngritur kallëzim penal kundër dy personave dhe dy kompanive, nën dyshimet për shkaktim të qëllimshëm të falimentimit,…

7 minutes ago

Real Madridi vlerëson shitjen e Vinicius Juniorit dhe përcakton çmimin fillestar

E ardhmja e Vinicius Juniorit te Real Madridi ka filluar të vihet në pikëpyetje, me drejtuesit e klubit madrilen që…

7 minutes ago

Arlinda Zekaj përcillet për në banesën e fundit mes dhimbjes dhe lotëve

Pasditen e së martës, Arlinda Zekajt i është dhënë lamtumira e fundit. Ajo para dy ditësh u vra nga ish-kunati…

8 minutes ago

Synimi im është fitorja në çdo ndeshje”, Laszlo kërkon vazhdimësi nga Vllaznia në Vorë dhe flet për afrimin e ri

Csaba LaszloFitorja në Klasiken e Shqipërisë kundër Tiranës ka rritur optimizmin te Vllaznia dhe do të kërkojnë vazhdimësinë ndaj Vorës…

13 minutes ago