Zv.kryeministri dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, u takua me Komisionerin Evropian për Punë të Brendshme dhe Migracion, Magnus Brunner, me të cilin diskutoi çështjet e menaxhimit të kufijve, migracionit dhe bashkëpunimit në fushën e sigurisë. Sipas njoftimit të Qeverisë, vëmendje e veçantë iu kushtua ndikimit të Sistemit të Hyrje-Daljes (Entry/Exit System – EES) dhe rregullit 90/180 ditë te transportuesit profesionistë.
Gjatë takimit, Sali vlerësoi se transporti rrugor përbën një sektor me rëndësi thelbësore për ekonominë e Maqedonisë së Veriut dhe për funksionimin e zinxhirëve të furnizimit me Bashkimin Evropian.
None found
Ai kërkoi që për shoferët profesionistë të gjenden sa më shpejt zgjidhje praktike dhe afatshkurtra, krahas masave afatgjata, pa cenuar standardet e sigurisë që zbatohen në hapësirën Shengen.
Një tjetër temë e diskutimit ishte bashkëpunimi operacional me Agjencinë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare (Frontex), përfshirë funksionimin e pikës së re të koordinimit në Bllacë. Po ashtu, u shqyrtua lehtësimi i procedurave të kalimit kufitar përmes modelit One Stop Shop në Qafë Thanë.
Palët diskutuan edhe bashkëpunimin me Europol, masat kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandimit të migrantëve, si dhe përafrimin e legjislacionit me standardet e BE-së./Telegrafi/
Sindikata e Pavarur e Artit, Kulturës dhe Medias e Shqipërisë ka njoftuar se do t’i bashkohet protestës kombëtare të 24…
Vedat Muriqi është i motivuar për derbin e madh të Stambollit, ku Fenerbahce do të përballet me Galatasarayn të hënën…
Zv. kryeministri dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi takim me Komisionerin Evropian për Punë të Brendshme dhe Migracion,…
Bashkimi Evropian ka mirëpritur vendimin e presidentes Justina Shiroka Pula për kthimin e ligjit në Kuvend për rishqyrtim, duke rikujtuar…
Në seancën solemne në Hungari u kujtua kryengritja kundër regjimit komunist dhe ndërhyrjes sovjetike, ndërsa liderët evropianë theksuan rëndësinë e…
Kryeministri i Republikës së Kosovës, i, dje pasdite në kuadër të Samitit të Liderëve të Procesit të Berlinit, u takua…