Një ceremoni për ndarjen e 109 vendimeve të punësimit u zhvillua sot në Amfiteatrin e Spitalit Klinik të Tetovës, për punonjësit e këtij institucioni shëndetësor.
None found
Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, mori pjesë në këtë aktivitet dhe vlerësoi se punësimet përbëjnë një hap konkret në drejtim të rritjes së kapaciteteve të Spitalit Klinik të Tetovës.
Sali tha se vendimet vijnë pas një periudhe të shoqëruar me sfida dhe përpjekje të shumta. Sipas tij, ato do të ndihmojnë personelin shëndetësor dhe do të kontribuojnë në krijimin e kushteve më të mira për funksionimin e institucionit.
“Këto vendime dëshmojnë përkushtimin tonë për forcimin e kapaciteteve të Spitalit Klinik të Tetovës, mbështetjen e punonjësve shëndetësorë dhe ndërtimin e një sistemi shëndetësor më efikas e cilësor”, deklaroi Sali.
Ndarja e vendimeve të punësimit është pjesë e masave të ndërmarra për shtimin e burimeve njerëzore dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Spitalin Klinik të Tetovës.
Shpërthimi i skandalit të rëndë mjedisor në Uzinën e Ferrokromit në Elbasan ka sjellë lëvizje në piramidën drejtuese të kompanisë…
Një prej kroçerave më të pazakonta në botë pritet të nisë udhëtimin më 9 nëntor nga PortMiami, në Florida të…
Deputetët e opozitës edhe gjatë protestës së djeshme u përballën me refuzimin e studentëve. Por numri një i PD doktor…
Deputetja e Lidhjes Shqiptare, Ilire Dauti, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së liderit të ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, i cili, sipas…
Nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës paralajmërojnë punësimin e 20 specializantëve të rinj, edhe atë deri në fund të këtij…
Shkencëtarët kanë studiuar ndërveprime në një shkallë rreth 100 miliardë herë më të vogël se atomi, duke depërtuar në atë…