Partia Demokratike e Turqve në Maqedoni (DPT) është bërë zyrtarisht pjesë e koalicionit qeverisës të drejtuar nga VMRO-DPMNE-ja. Me kalimin e një deputeti tjetër në radhët e saj, kjo shumicë parlamentare tashmë numëron gjithsej 59 mandate, përcjell INA.
None found
Deputeti në fjalë është Bejxhan Iljas, i cili deri më tani bënte pjesë në koalicionin “Fronti Evropian”, të udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).
I lindur më 23 maj 1976 në Tetovë, Iljas është diplomuar për mjekësi në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit “Selçuk” në Konja të Turqisë, sipas biografisë së tij zyrtare. Ai ushtron profesionin e mjekut specialist në Spitalin Klinik të Tetovës.
Gjatë angazhimit të tij politik, Bejxhan Iljas ka drejtuar Partinë Demokratike të Turqve në Maqedoni dhe ka qenë këshilltar në Komunën e Tearcës, ndërsa aktualisht mban detyrën e nënkryetarit të DPT-së. /INA/
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve në Shqipëri. Sipas vendimit të marrë këtë të…
Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, e ka thirrur sulmuesin e Barcelonës, Raphinha, për ndeshjet miqësore kundër Japonisë dhe Singaporit në…
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, foli shkurt para mediave para se të hynte në Prokurori Speciale për intervistim. “Detyra ime…
Banorët e qytetit Oleshky, në Ukrainën jugore, kanë nisur të largohen nga zona e pushtuar nga forcat ruse, pas hapjes…
Tensionet mes Arabisë Saudite dhe rebelëve Houthi në Jemen janë përshkallëzuar, pas njoftimit të koalicionit të udhëhequr nga Riadi se…
Familja e aktorit të njohur Bruce Willis ka vendosur që, pas vdekjes së tij, truri i tij të vihet në…