Bashkimi Evropian i ka inkurajuar faktorët politikë në Maqedoninë e Veriut që të punojnë në krijimin e një Parlamenti dhe të një qeverie stabile, e cila do të avancojë rrugën e integrimit evropian të Shkupit.
Kështu tha përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe sigurisë, Josep Borrell, dhe komisionari për fqinjësi dhe zgjerim, Oliver Varhelyi, përmes një deklarate të përbashkët lidhur me zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale që u mbajtën në Maqedoninë e Veriut më 8 maj.
None found
Dy zyrtarët e lartë evropianë thanë se zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale u zhvilluan në një atmosferë paqësore dhe demokratike, në të cilën u respektuan liritë themelore, ndonëse, sipas Borrellit dhe Varhelyit, kanë mbetur disa procese që ende nuk janë rregulluar në mënyrë e duhur.
Zgjedhjet parlamentare i fitoi VMRO DPMNE, e cila deri më tani ka qenë në opozitë, ndërkaq ato presidenciale i fitoi kandidatja e po kësaj partie, Gordana Silanovska-Davkova.
“BE i uron presidentes Silanovska-Davkova zgjedhjen e saj dhe i gëzohet bashkëpunimit me presidenten e re, gruas së parë si shefe e shtetit në Maqedoninë e Veriut”, u tha në komunikatë.
Borrell dhe Verhelyi ia rikujtuan Maqedonisë së Veriut se duhet të punojë në reformat që do ta ndihmojnë atë në rrugën e saj evropiane.
“Ne inkurajojmë të gjithë aktorët relevantë politikë që të punojnë në formimin e Parlamenti dhe një qeverie stabile. Të dyja institucionet duhet të punojnë së bashku për ta avancuar Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së, përfshirë edhe përmes zbatimit të reformave në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, në interes të të gjithë qytetarëve”, thanë Borrell dhe Varhelyi.
Sipas dy zyrtarëve të lartë evropianë, Shkupi ka bërë hapa vendimtarë në procesin e anëtarësimit në bllokun evropian dhe është e rëndësishme që shteti të zbatojë obligimet “që kanë mbetur si të domosdoshme për hapjen e bllokut të parë të kapitujve në procesin e anëtarësimit”.
Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet kushtetuese që pakica bullgare të njihet si popull shtetëformues. Këto ndryshime janë kusht për Maqedoninë e Veriut që të vazhdojë negociatat për anëtarësim në BE.
VMRO-ja, që ka fituar më së shumti vota në zgjedhje dhe ka nisur negociatat për formimin e Qeverisë, nuk mbështet këto ndryshime kushtetuese, ndërkaq presidentja e zgjedhur ka thënë se Parlamenti miraton ndryshimet, ajo do t’i respektonte ato.
Jeremie Frimpong mund të largohet nga Liverpooli vetëm 18 muaj pas transferimit të tij në Anfield, pasi raportohet se klubi…
Tensionet para Ministrisë së Arsimit, policia hedh ujë me presion në drejtim të protestuesve [...]Read More...
Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë [...]Read More...
Mbrojtësi boshnjak, Aleksandar Jovicic, u vlerësua me çmimin “Lojtari i Ndeshjes” në sfidën Laçi – Partizani, të fituar 1 -…
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë pretendon se kryeministri Hristijan Mickoski ka marrë vendimin për hyrjen e Alta Bankës në tregun maqedonas…
Tirana mposhti Teutën në “Selman Stërmasi”, për llogari të javës së 11-të të “Abissnet Superiore” [...]Read More...