Categories: maqedoni

BDI ultimatum VLEN-it: Ose largohen Stoillkoviqi dhe bashkëpunëtorët e tij, ose largoheni ju nga Qeveria

Bashkimi Evropian ka dënuar glorifikimin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq, ndërsa VLEN nuk ka guxuar as ta përmendë emrin e Ivan Stoillkoviçit, i cili mban qëndrime të tilla. Përmes një komunikate, BDI e cilëson këtë heshtje si një çështje serioze për opinionin publik.

Të lidhura

None found

Sipas BDI-së, VLEN nuk është mjaftuar vetëm me heshtjen ndaj deklaratave të Stoillkoviçit dhe emërimeve të anëtarëve të partisë së tij në poste të rëndësishme shtetërore, por i ka mbështetur ata edhe përmes votave në Kuvend.

BDI rikujton se, gjatë kësaj periudhe, janë krijuar rrethana që tregojnë për zgjerimin e ndikimit të strukturave dhe interesave të lidhura me projektin e “botës serbe” në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ivan Stoillkoviç e ka quajtur publikisht Republikën e Kosovës “Kosovo e Metohija”, ndërsa, sipas BDI-së, VLEN nuk ka reaguar në asnjë mënyrë.

“Edhe institucionet e Bashkimit Evropian e kanë dënuar glorifikimin e Ratko Mladiqit, duke nënvizuar se nderimi i personave të dënuar për krime lufte bie drejtpërdrejt ndesh me vlerat evropiane. Megjithatë, kjo nuk duket se shqetëson Ivan Stoillkoviçin, partinë e tij dhe njerëzit që i përkasin kësaj strukture politike, të cilët vijojnë të glorifikojnë dhe relativizojnë kriminelët më të mëdhenj të shekullit të kaluar në Evropë, pas Luftës së Dytë Botërore. Përballë kësaj situate, VLEN nuk guxon as ta përmendë emrin e Ivan Stoillkoviçit. Heshtja e tyre përbën një pyetje të rëndë për opinionin publik, veçanërisht pasi vetë Stoillkoviç ka deklaruar se përfaqësuesit e VLEN-it duhet të tregohen të kujdesshëm, sepse, sipas tij, dy-tri herë i ka ‘shpëtuar nga turpi publik’. Pyetja është e pashmangshme: çfarë e lidh VLEN-in me Ivan Stoillkoviçin dhe përse nuk kanë guxim ta dënojnë atë?”

“Që prej krijimit të kësaj qeverie, Stoillkoviç dhe strukturat e tij politike janë favorizuar me funksione të rëndësishme shtetërore. Detyra e zëvendëskryeministrit për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, një dokument me rëndësi jetike për shqiptarët dhe komunitetet e tjera, i është dhënë një strukture politike të lidhur me këtë orientim. Ndërkohë, Dalibori, një kuadër i afërt me Stoillkoviçin, është caktuar drejtor në Agjencinë për të Drejtat e Komuniteteve. Pas kësaj nisën një sërë zhvillimesh dhe projektesh që ngrenë shqetësime të mëdha për depërtimin e projektit të ashtuquajtur ‘botë serbe’ në Republikën e Maqedonisë së Veriut. VLEN-i, jo vetëm një herë, por në disa raste, jo vetëm ka heshtur, por edhe e ka mbrojtur Stoillkoviçin: me votë në Kuvend, duke penguar miratimin e iniciativave për përgjegjësinë dhe shkarkimin e tij; me heshtje ndaj sulmeve, sharjeve dhe ofendimeve që ai u ka drejtuar deputetëve shqiptarë; si dhe përmes propagandës, duke relativizuar, kamufluar dhe arsyetuar vendimet e veprimet e tij, madje duke sulmuar ashpër shqiptarët që e kundërshtojnë Stoillkoviçin.”

“Gjatë kësaj kohe janë mundësuar edhe veprime të tjera që dëshmojnë rritjen e pranisë së strukturave dhe interesave të lidhura me projektin e ‘botës serbe’ në vend. Janë zhvilluar aktivitete dhe marshime të strukturave ushtarake serbe, defilime dhe vizita të ministrave serbë në Maqedoninë e Veriut, të shoqëruara me deklarata provokuese se këto toka janë Serbi, si dhe ka ardhur në vend figura të larta politike, përfshirë Milorad Dodikun. Në sektorin energjetik, drejtori i MEPSO-s, kuadër i VLEN-it, ka nënshkruar marrëveshje për projektin e largpërçuesit me Shqipërinë me kompani të afërta me Milorad Dodikun. Kjo ka ngritur shqetësime për shtrirjen e këtij ndikimi edhe në një sektor strategjik si energjetika. Alta Bank është futur në sektorin bankar, MTL shihet si depërtim në telekomunikacion, ndërsa në fushën e mediave është krijuar një televizion serb në Republikën e Maqedonisë së Veriut.”

“Së fundmi, Nedim Rama, i afërt me Izet Mexhitin dhe drejtues në NOMAGAS, ka firmosur me palën serbe një marrëveshje për projektin e gazifikimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Nuk është e rastësishme që Parlamenti Evropian, për dy vite radhazi, ka shprehur shqetësimin se eksponentë të kësaj qeverie po promovojnë dhe po ndihmojnë zgjerimin e ndikimit të ‘botës serbe’ në Republikën e Maqedonisë së Veriut.”

“Ivan Stoillkoviç e ka quajtur publikisht Republikën e Kosovës ‘Kosovo e Metohija’, ndërsa VLEN nuk ka nxjerrë asnjë zë. Prandaj pyetja për VLEN-in është e drejtpërdrejtë: kur do të kërkoni largimin nga Qeveria të Ivan Stojilkoviçit dhe funksionarëve të tij, të cilët glorifikojnë Ratko Mladiqin dhe kriminelë të tjerë lufte? Nëse tek ju ekziston qoftë edhe një element i përgjegjësisë kombëtare shqiptare dhe i përkushtimit ndaj vlerave evropiane, atëherë në këtë qeveri duhet të largohen ose ata që glorifikojnë kriminelët e luftës, ose duhet të largoheni ju. Por ju nuk po tregoni guxim për asnjërën. Sa më gjatë të vazhdoni të heshtni, aq më qartë dëshmohet se heshtja juaj nuk është neutralitet, por mbrojtje politike dhe bashkëpërgjegjësi. Shkoni sa më parë në shtëpi, sepse me këtë heshtje dhe nënshtrim politik e keni mbuluar me turp përfaqësimin politik shqiptar.”

të fundit

PDK nderon të zhdukurit e luftës: Zbardhja e fatit të tyre mbetet detyrim

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka bërë homazhe te Memoriali kushtuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës…

5 minutes ago

Shpresë dhe frikë”: Familjet e të zhdukurve presin me ankth përgjigjet e analizave pas zhvarrimeve

Një park i gjerë me lodra e gjelbërim, në qendrën e qytetit të Skenderajt, është bërë destinacion i çdo mbrëmjeje…

16 minutes ago

Barcelona zyrtarizon marrëveshjen, e shet futbollistin për 8 milionë euro

Hektor Fort është larguar nga Barcelona. Real Sociedad ka paguar 8,5 milionë euro për të përfituar shërbimet e mbrojtësit të…

16 minutes ago

Rolando Maran: Ëndrrat për Kombëtaren janë të bukura, vështirësitë duhet të na japin forcë

Rolando MaranKombëtarja shqiptare rikthehet në fushë në fundin e muajit shtator, ku do të përballet me Bjellorusinë dhe San Marinon,…

16 minutes ago

Jose Mourinho, përforcimi më i rëndësishëm i Real Madridit gjatë verës

Sipas raportimeve të Diario AS, brenda Real Madridit është krijuar një konsensus i qartë se transferimi më i rëndësishëm i…

23 minutes ago

Floods in Nepal: Identifying Hundreds of Victims Complicated by the Condition of the Bodies

Autoritetet në Nepal kanë nisur varrimet masive të qindra viktimave të paidentifikuara, ndërsa përpjekjet për identifikimin e trupave po bëhen…

26 minutes ago