Categories: maqedoni

BDI: Rezultatet e konkursit për Shkollën e Policisë tregojnë përjashtimin e shqiptarëve nga strukturat e sigurisë

Bashkimi Demokratik për Integrim e konsideron alarmante përbërjen e kandidatëve të pranuar në konkursin e fundit për Shkollën e Mesme të Policisë. Sipas kësaj partie, nga 310 kandidatë të përzgjedhur, vetëm 11 i përkasin komuniteteve joshumicë, përfshirë shqiptarët, turqit, romët, serbët dhe komunitetet e tjera, ndërsa shqiptarët përbëjnë më pak se 3 për qind. BDI vlerëson se kjo përbërje nuk pasqyron në mënyrë të drejtë strukturën e popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Të lidhura

None found

Partia thekson se rasti nuk duhet parë si një incident i veçuar, por si dëshmi e një politike që po i lë shqiptarët jashtë institucioneve shtetërore, veçanërisht atyre që merren me rendin dhe sigurinë.

BDI shprehet se përfaqësimi simbolik i një komuniteti të konsiderueshëm në polici nuk mund të shpjegohet thjesht si dështim i një konkursi. Sipas saj, kjo tregon mungesë të vullnetit dhe të mekanizmave për sigurimin e përfaqësimit të drejtë e adekuat. Në reagim thuhet se e njëjta situatë po prek edhe komunitetet e tjera joshumicë, duke krijuar një supremaci institucionale dhe një qasje moniste, ku një grup sillet si zot i shtetit, ndërsa të tjerët trajtohen si qytetarë të dorës së dytë dhe si qiraxhinj në vendin e tyre.

“Një qasje e tillë është e papranueshme në një shtet multietnik dhe përbën kthim prapa të arritjeve të ndërtuara ndër vite përmes Marrëveshjes së Ohrit dhe reformimit të institucioneve”, deklarojnë nga BDI.

BDI kërkon anulimin e menjëhershëm të konkursit dhe zhvillimin e një procesi të ri, të bazuar në kritere që sigurojnë përfaqësim real dhe adekuat për të gjitha komunitetet.

Partia kërkon gjithashtu përgjegjësi të menjëhershme politike dhe dorëheqjen e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme. Sipas saj, prania formale e një zyrtari në këtë detyrë nuk mund të përdoret si justifikim për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet që duhet t’u shërbejnë të gjithë qytetarëve.

Në të njëjtën kohë, BDI kërkon krijimin e mekanizmave të qartë, të matshëm dhe detyrues për përfaqësim të drejtë e adekuat në strukturat e policisë, rendit dhe sigurisë, që nga rekrutimi e deri te pozitat drejtuese. Ajo paralajmëron se nuk duhet lejuar që puna e ndërtuar ndër vite të zhbëhet brenda dy vitesh dhe që shqiptarët të shndërrohen në dekor institucional, ndërsa vendimmarrja dhe strukturat e sigurisë përqendrohen gjithnjë e më shumë në një dorë.

“Kjo nuk lidhet vetëm me një konkurs apo me një individ. Bëhet fjalë për barazinë, karakterin multietnik të shtetit dhe respektimin e Marrëveshjes së Ohrit. Shqiptarët nuk kërkojnë privilegje, por përfaqësimin që u takon në përputhje me strukturën e popullsisë. Çdo alternativë tjetër përbën përjashtim sistematik dhe një kthim të rrezikshëm prapa”, thuhet në reagimin e BDI-së.

të fundit

U arrestua nën shoqërinë e Ergys Agasit, GJKKO lë në burg ish-zyrtarin e policisë, Uljan Shpataraku

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka lënë në burg ish-zyrtarin e policisë, Uljan Shpataraku, cili…

11 minutes ago

DUI: Police school competition results show exclusion of Albanians from security structures

"Të dhënat nga konkursi i fundit për pranimin në Shkollën e Mesme të Policisë janë alarmante dhe dëshmojnë për një…

13 minutes ago

Ardian Gjini Expects the Release of Former KLA Leaders: A Conviction Would Undermine Everything Built in Kosovo

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, thotë se pret lirimin e ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me proces gjyqësor në…

14 minutes ago

Kurti in Pristina: Albanians in the Presevo Valley Face Discrimination and Blocked Funding

Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit, Medvegjës e Sanxhakut u bënë sot pjesë e një tryeze diskutimi në Prishtinë, ku u ngritën…

14 minutes ago

Kurti meets Albanian representatives from the Valley in Pristina: Vucic’s visit demonstrates institutional discrimination

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot rreth 70 përfaqësues politikë dhe të organizatave civile të shqiptarëve…

15 minutes ago

Accident on the Vlore-Orikum road, car hits woman carrying 3-month-old baby

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Vlorë-Orikum, pranë vendit të quajtur “Kala”. Sipas raportimeve, një automjet tip “Audi” ka…

15 minutes ago