Categories: maqedoni

BDI: Mbështetja për Ivan Stoilkoviqin përbën legjitimim të “Botës Serbe”

BDI ka reaguar ndaj deklaratës së një ministreje të Qeverisë së Serbisë, e cila publikisht ka thënë se Sllobodan Millosheviqi duhej ta kryente dhe ta përfundonte spastrimin etnik ndaj shqiptarëve.

Të lidhura

None found

Sipas BDI-së, një deklaratë e tillë nuk mund të trajtohet si qëndrim i izoluar individual, por paraqet shfaqje të një ideologjie të rrezikshme që vazhdon të lartësojë politikat përgjegjëse për luftëra, gjenocid dhe krime kundër njerëzimit në Ballkan.

Në këtë kontekst, BDI vlerëson se votimi i mbrëmshëm në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka marrë një rëndësi të veçantë politike. Ivan Stoilkoviqi u zgjodh ministër edhe me votat e deputetëve të VLEN-it, ndonëse, siç thonë nga kjo parti, ai njihet për qëndrimet e tij të hapura proserbe, proruse dhe antishqiptare.

Sipas BDI-së, Stoilkoviqi prej vitesh promovon politikat e Aleksandar Vuçiqit, mbështet narrativat e “Botës Serbe” dhe nuk e ka fshehur armiqësinë ndaj interesave të shqiptarëve.

“Nuk është rastësi as që ata ndajnë të njëjtën platformë ideologjike, të njëjtat narrativa dhe të njëjtët sponsorë politikë. Prandaj, VLEN nuk mund të pretendojë se nuk e dinte kë po votonte. Me votën e tyre, ata i dhanë legjitimitet institucional një eksponenti të politikës së ‘Botës Serbe’ brenda Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Kujtojmë se edhe Raporti i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut evidentoi qartë rrezikun nga ndikimi i ‘Botës Serbe’, si dhe rritjen edhe të ndikimit malinj rus dhe kinez në rajon. Në vend që këto paralajmërime të merren seriozisht, shumica qeverisëse vendosi ta fuqizojë pikërisht një nga promotorët më të zëshëm të këtyre politikave.

BDI dënon pa rezervë çdo deklaratë që justifikon ose promovon spastrimin etnik dhe kërkon distancim të qartë nga çdo ideologji që rehabiliton regjimin e Millosheviqit.

Po aq, kërkojmë që VLEN të shpjegojë para qytetarëve shqiptarë se si mund të pretendojë se mbron interesat e tyre, ndërkohë që voton për ministër një politikan i cili prej vitesh është simbol i propagandës antishqiptare, proserbe dhe proruse.

Shqiptarët nuk kanë nevojë për përfaqësues që legjitimojnë eksponentët e ‘Botës Serbe’, por për përfaqësues që mbrojnë dinjitetin, historinë dhe orientimin euroatlantik të vendit”, thonë nga BDI./Telegrafi/

Tags: BDI

të fundit

45th Protest: Citizens Gather in Skanderbeg Square: Rama, Resign!

Teksa sot është protesta e 45, qytetarët janë mbledhur në sheshin Skënderbej. Prej aty ata do të marshojnë drejt Kryeministrisë.…

2 minutes ago

Fatal head-on collision in Qyrkan, Cërrik, two dead

Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur mbrëmjen e sotme banorët e fshatit Qyrkan, në Njësinë Administrative Gostime të Bashkisë…

2 minutes ago

Increased flow at the Port of Durrës, double sailings to Bari resume

Porti i Durrësit po përballet me një fluks të lartë udhëtarësh në kulmin e sezonit turistik. Lundrimet e dyfishta në…

2 minutes ago

Third energy collapse in Cuba in nine days, 10 million residents left in the dark

Sistemi kombëtar elektrik i Kubës pësoi një tjetër dështim të plotë të hënën, duke e zhytur ishullin në një blackout…

3 minutes ago

Dua Lipa confronts the government: Laws cannot be changed without public consultation

France 24 i ka kushtuar një artikull protestave në Shqipëri kundër projektit për ndërtimin e një resorti luksoz në një…

3 minutes ago

Tragedy in Brussels, fire in a building under renovation – suspected 20 victims and several injured

Një tragjedi e rëndë ka goditur sot Brukselin, ku pas shpërthimit të një zjarri në një pallat në fazë renovimi,…

3 minutes ago