Categories: maqedoni

BDI mban sërish protestë në Tetovë, Rexhepi: Ka një numër të madh pjesëmarrësish, komuna ka penguar ardhjen e qytetarëve

Në protestën e zhvilluar sot, kryetari i degës së BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi, deklaroi se Komuna e Tetovës ka penguar qytetarët të marrin pjesë në protestën e dytë.

Të lidhura

None found

Sipas tij, hapat që do të ndërmarrin më tej do të varen nga mënyra se si do të reagojë Komuna e Tetovës ndaj kësaj çështjeje.

“Shihni një mal me njerëz të cilët janë duke treguar mllefin ndaj kthimit të emrave të vjetër të rrugëve të Komunës së Tetovës. Ajo që na ka befasuar është se si Komuna e Tetovës po mundohet të pengojë pjesëmarrjen e qytetarëve në protestë. Kemi njoftuar policinë për protestën. Por edhe korin diplomatik në Shkup, të cilët janë duke monitoruar protestën. Protestat do të vazhdojnë dhe ato varen nga reflektimi të cilin do të tregojë Komuna e Tetovës”, tha Rexhepi.

I pyetur për mundësinë që në Tetovë të mbahen zgjedhje për këshilltarë, Rexhepi u shpreh se janë të përgatitur për zgjedhje, por theksoi se propozimi i tyre nuk është i njëjtë me atë që është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese.

të fundit

Qori: Rama bën gjithçka për të mbrojtur Ballukun, drejtësia të veprojë më shumë për vilat që i dalin çdo javë

Kryetari i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori, i ftuar në emisionin Minuta e parë, komentoi deklaratat e Ramës për Ballukun në…

11 minutes ago

Spitali i Gjakovës: I plagosuri nga arma është jashtë rrezikut për jetën

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme Gjakovën, ku pas një rasti që dyshohet se lidhet me një…

15 minutes ago

Barcelona synon Josko Gvardiol, por transferimi nga Manchester City duket thuajse i pamundur

Barcelona po shqyrton mundësinë e transferimit të mbrojtësit kroat Josko Gvardiol nga Manchester City, pasi e sheh atë si profilin…

26 minutes ago

Kosova mbyll përgatitjet në Dublin para përballjes me Republikën e Irlandës

Kombëtarja e Kosovës ka përfunduar përgatitjet për ndeshjen vendimtare ndaj Republikës së Irlandës, e cila zhvillohet të martën në Dublin,…

26 minutes ago

Kadriu për rastet e Hagës në Maqedoni: iniciativa e Trajanovit është e pabazë, çështja është gjykuar

Gjykatësi kushtetues Osman Kadriu ka bërë të ditur se në muajin dhjetor i përfundon mandati në Gjykatën Kushtetuese. Këtë e…

34 minutes ago

Ahmeti: Zgjedhjet e parakohshme janë rruga e vetme përpara

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti tha se e vetmja zgjidhje është shkuarje në zgjedhje të parakohshme parlamentare.Ai tha se edhe…

34 minutes ago