Categories: maqedoni

BDI kundërshton marrëveshjen për nxënësit shqiptarë në Butel: Zgjidhje diskriminuese dhe e kushtëzuar

BDI ka reaguar lidhur me marrëveshjen e bërë publike nga zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani, për nxënësit shqiptarë të Sh.F. “Petar Zdravkovski – Penko” në Butel.

Të lidhura

None found

Sipas partisë, marrëveshja mes Ministrisë së Arsimit dhe Komunës së Butelit parashikon që fëmijët nga Çairi, të cilët jetojnë pranë kësaj shkolle, të regjistrohen në klasat e para vetëm nëse kanë një vëlla ose motër që vijon mësimin në të njëjtin institucion. BDI thekson se, paralelisht me këtë, nuk është paraparë hapja e një paraleleje të re në gjuhën shqipe.

“Kjo nuk përbën zgjidhje, por një mekanizëm për kufizimin dhe kushtëzimin e së drejtës së fëmijëve shqiptarë për të mësuar në gjuhën amtare”, deklarojnë nga BDI.

Partia pyet se përse një fëmijë shqiptar duhet të ketë patjetër një vëlla ose motër që ndjek mësimin në këtë shkollë, në mënyrë që të fitojë të drejtën e regjistrimit.

BDI vlerëson se e drejta për arsim në gjuhën shqipe nuk mund të përcaktohet nga rrethanat familjare të nxënësit dhe kërkon të dijë se cila është baza e një kriteri të tillë, që sipas saj po përdoret për të ulur numrin e nxënësve shqiptarë.

Nëse numri i të interesuarve është i mjaftueshëm për krijimin e një paraleleje në gjuhën shqipe, institucionet duhet të sigurojnë kushtet për hapjen e saj. Sipas BDI-së, vendosja e filtrave dhe kërkesave shtesë, të cilat nuk zbatohen në mënyrë të barabartë, nuk mund të jetë zgjidhje.

BDI thekson se çështja ka të bëjë me fëmijë që do të ndjekin klasën e parë dhe se nisja e arsimit duhet t’u garantohet si e drejtë, jo t’u nënshtrohet një procedure përjashtuese, diskriminuese apo të kushtëzuar.

Partia i kërkon Ministrisë së Arsimit dhe Komunës së Butelit të bëjnë publik numrin e saktë të fëmijëve shqiptarë që kanë aplikuar për regjistrim, si dhe kriteret e përdorura gjatë përzgjedhjes. Gjithashtu, kërkohet garantimi i regjistrimit për të gjithë nxënësit që plotësojnë kushtet ligjore, hapja e një paraleleje në gjuhën shqipe nëse numri i nxënësve e arsyeton një gjë të tillë dhe ndalimi i çdo praktike që kufizon, drejtpërdrejt ose tërthorazi, të drejtën për arsim në gjuhën shqipe.

“Arsimi nuk është privilegj që jepet përmes marrëveshjeve politike. Ai është e drejtë”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Tags: BDI

të fundit

Asociacioni i Komunave del në protestë para Qeverisë

Asociacioni i Komunave të Kosovës po proteston sot para ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar mbrojtjen e buxheteve, pronës dhe kompetencave…

3 minutes ago

Enzo Fernandez pranë transferimit te Manchester City, negociatat me Chelsean në përfundim

Enzo Fernandez ka një marrëveshje në parim për t'u bashkuar me Manchester Cityn nga Chelsea, sipas gazetarit Gianluca Di Marzio.Gazetari…

3 minutes ago

Tahiri kërkon konstituimin e Kuvendit: Marrëveshja LDK-LVV për postet tashmë është arritur

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar mungesën e veprimeve pas marrëveshjes së arritur mes LDK-së dhe LVV-së. “Ata kanë…

4 minutes ago

Gëzim Ostreni: Ali Ahmeti pranoi që Kushtetuta të mos e përcaktonte shqipen, por ta lidhte atë me pragun prej 20 për qind

Ish gjenerali i UÇK-së, Gëzim Ostreni në emisionin “Rishtazi” që emetohet në gazetën Koha, ka rikthyer në vëmendjen në një…

4 minutes ago

PSG lë të hapur mundësinë për një tjetër transferim në ditën e fundit të afatit

Paris Saint-Germain nuk e ka përjashtuar mundësinë e realizimit të një tjetër transferimi në ditën e fundit të afatit kalimtar.Sipas…

4 minutes ago

Përleshje e dhunshme në Çair, arrestohen një 19-vjeçar dhe një 13-vjeçar

Policia ka ndaluar një 19-vjeçar dhe një 13-vjeçar nga Shkupi, pas një përleshjeje fizike në Çair, ku tre persona janë…

5 minutes ago