Categories: maqedoni

BDI kërkon shpërndarjen e Kuvendit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski se zgjedhjet e parakohshme parlamentare mund të mbahen nëse një gjë të tillë e kërkon opozita. Në njoftimin për media, BDI shprehet se e mirëpret këtë gatishmëri.

Të lidhura

None found

Partia thotë se tashmë është e nevojshme që deklarata e kryeministrit të pasohet nga hapa konkretë, duke kërkuar që brenda pak ditësh të caktohet afati më i shpejtë kushtetues dhe të nisin përgatitjet për procesin zgjedhor. Sipas BDI-së, qytetarët duhet të kenë mundësinë të vendosin për të ardhmen dhe drejtimin e vendit.

“E kërkojmë. Më në fund edhe kryeministri e ka kuptuar se kjo gjendje është e paqëndrueshme dhe se vendi ka nevojë për një mandat të ri politik. Qeveria e humbi legjitimitetin për të vazhduar me izolimin evropian, degradimin e marrëdhënieve ndëretnike, cenimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe dobësimin e përfaqësimit të shqiptarëve në institucione”.

BDI vlerëson se, nëse oferta e Mickoskit është serioze, nuk duhet të ketë vonesa, arsyetime apo kalkulime politike. “Prandaj, BDI kërkon që deklarata e kryeministrit të shndërrohet menjëherë në veprim”, thuhet në reagim.

“Opozita e ka dhënë përgjigjen e saj. BDI është e gatshme. Le të shpërndahet Kuvendi. Le të caktohet data. Le të shkojmë në zgjedhje”, përfundon njoftimi i BDI-së./Telegrafi/

Tags: BDI

të fundit

Jean-François Huchet, ambasadori i ri i Francës në Kosovë

Jean-François Huchet do të jetë ambasadori i ri i Francës në Kosovë. Sipas dekretit të publikuar më 10 gusht 2026, ai…

7 seconds ago

BBC: Vaksina e personalizuar kundër kancerit shënon rezultate premtuese

Një vaksinë e re e personalizuar, e dhënë në kombinim me një ilaç, ka ndaluar rikthimin e kancerit të lëkurës…

2 minutes ago

Zjarrfikësja shuan zjarret ne SHBA, Taulant Balla gënjen duke e reklamuar videon si në Shqipëri

Ditën e djeshme, një pamje e shpërndarë nga Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, ku shihet një helikopter…

5 minutes ago

A mundet Jose Mourinho ta udhëheqë Real Madridin drejt titullit? Parashikimi i superkompjuterit të Opta-s për sezonin e La Liga-s

Superkompjuteri i Opta-s e ka bërë parashikimin e fundit lidhur me sezonin e ri të La Liga-s.Ky edicion pritet të…

7 minutes ago

Rikthimi te tradita: Volkswagen braktis kontrollet me prekje, rikthen butonat

Volkswagen kishte menduar se makinat elektrike duhej të kishin një dizajn më futurist, ndaj zëvendësoi shumë butona tradicionalë me sipërfaqe…

13 minutes ago

Nga protagonizmi në fushë te investimet: Yjet e futbollit që po bëhen pronarë klubesh

Investimi në klube futbolli është kthyer në një trend gjithnjë e më të madh mes yjeve të futbollit. Në të…

13 minutes ago