BDI ka dalë sot me një thirrje zyrtare për pjesëmarrje në marshin e dytë protestues, që do të zhvillohet të shtunën në Tetovë, si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e vendimit mbi emërtimin e rrugëve dhe rikthimin e emrave të mëparshëm.
None found
Në konferencën për media, kjo parti nënvizoi se protesta do të ketë karakter paqësor dhe qytetar, ndërsa synimi i saj, sipas BDI-së, është mbrojtja e Marrëveshjes së Ohrit, rendit kushtetues dhe sigurisë juridike.
Sipas qëndrimit të partisë, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për emrat e rrugëve në Tetovë ka shërbyer si nxitësi i drejtpërdrejtë i mobilizimit qytetar, megjithatë shqetësimet, siç theksohet në reagim, shtrihen më gjerë dhe lidhen me atë që BDI e sheh si dobësim të mekanizmave që dalin nga Marrëveshja e Ohrit.
BDI rikujtoi se vendimi për emërtimin e rrugëve ishte miratuar nga Këshilli i Komunës së Tetovës në pajtim me ligjin dhe me shumicë të dyfishtë. Po ashtu, sipas partisë, Qeveria nuk kishte reaguar brenda afatit të përcaktuar me ligj, çka, në bazë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, nënkupton miratim të aktit. Partia shtoi se i njëjti vendim ishte votuar edhe një herë për të shmangur dilemat procedurale dhe se as në atë rast Qeveria nuk kishte ndërmarrë hapa.
Sipas BDI-së, ky akt kishte qenë pjesë e rendit juridik për rreth 20 vjet, ndërsa vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, sipas saj, krijon një precedent që vë në dyshim sigurinë juridike dhe mënyrën se si trajtohen çështjet që lidhen me Marrëveshjen e Ohrit.
Partia ka drejtuar kritika edhe ndaj Komunës së Tetovës, duke theksuar se gjatë procedurës në Gjykatën Kushtetuese ajo nuk iu përgjigj kërkesës për sqarime dhe dokumentacion, çka sipas BDI-së do të thotë se nuk e mbrojti juridikisht vendimin e vet.
Në deklaratë thuhet po ashtu se vendimet e ardhshme të Gjykatës Kushtetuese, përfshirë edhe atë që pritet për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, duhet të mbështeten në Kushtetutë, Marrëveshjen e Ohrit dhe parimin e sigurisë juridike.
BDI u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen marshit të së shtunës në mënyrë paqësore dhe dinjitoze, duke e cilësuar këtë protestë si një veprim në mbrojtje të rendit kushtetues, bashkëjetesës ndëretnike dhe orientimit euroatlantik të vendit.
Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit vijojnë të jenë të tensionuara, ndërsa situata në Lindjen e Mesme mbetet e…
FIFA ka emëruar ekipin e gjyqtarëve për ndeshjen çerekfinale të Kupës së Botës që do të zhvillohet nesër (e enjte)…
Kanadaja është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku një dentist dyshohet se u ka marrë jetën dy fëmijëve të…
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski gjatë takimit me kryetaren e KE-së, Marta Kos tha se vizita e sotme është një…
Organizata Albanians For America ka përkujtuar Agronin, Mehmetin dhe Ylli Bytyqin në 27-vjetorin e vrasjes së tyre, duke bërë thirrje…
E ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ka avokuar sërish që Kosova të diversifikojë furnizimin…