Categories: maqedoni

BDI akuzon VLEN-in: Në mungesë të numrave, porosit anketa

BDI-ja pretendon se VLEN-i është përfshirë nga paniku dhe, për këtë arsye, vijon të publikojë të ashtuquajtura anketa të fabrikuara, me synimin për të krijuar përshtypjen e një epërsie që, sipas saj, nuk ekziston te qytetarët.

Të lidhura

None found

“Edhe kësaj radhe, ‘rezultatet’ janë paraqitur nga një agjenci së cilës i mungon transparenca bazë. Nuk bëhet e ditur se kush e ka porositur dhe financuar anketën, në ç’mënyrë është përzgjedhur mostra, kur është zhvilluar puna në terren dhe si kanë qenë të formuluara pyetjet e plota.

Pasi për dy vjet nuk ka shfaqur ndonjë veprimtari serioze publike në fushën e matjes së opinionit, kjo agjenci aktivizohet papritur pikërisht në momentin kur VLEN-it i nevojiten shifra për të mbuluar rënien e tij politike.

Pas kësaj agjencie qëndron Vesna Kuzmanoviq, një emër që ngre dyshime të forta se nuk bëhet fjalë për matje të opinionit publik, por për një operacion propagandistik. Qëllimi është t’i ndërtohet VLEN-it një realitet i rremë dhe të paraqitet si faktor, ndonëse qytetarët, sipas BDI-së, tashmë e kanë kuptuar dobësinë dhe nënshtrimin e tij.

VLEN-i mund të nxjerrë edhe nga një anketë në ditë, por nuk mund ta manipulojë vullnetin e qytetarëve. Përmes grafikëve nuk mund të mbulohen servilizmi në Qeveri, degradimi i përfaqësimit shqiptar dhe poshtërimi i përditshëm që ky koalicion e pranon në heshtje.

Kemi të bëjmë me material propagandistik të një koalicioni të frikësuar, i cili e di fare mirë se çfarë e pret”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Tags: BDI

të fundit

Nesër zhvillohet gjykimi për sulmin terrorist ndaj kanalit “Ibër-Lepenc”

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, nesër do të mbahet seanca gjyqësore ndaj Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq, të akuzuar për përfshirje…

3 minutes ago

Yll Limani falënderon Prishtinën pas dy netëve spektakolare: Dy netët më të bukura të jetës sime

Këngëtari i njohur shqiptar, Yll Limani, ka reaguar pas dy koncerteve të mëdha në Prishtinë, duke shprehur emocionet dhe mirënjohjen…

14 minutes ago

Çitaku në takim me Benjamin Haddad kërkon shtim të përkrahjes franceze për Kosovën

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka pritur sot në takim ministrin për Evropën të Republikës…

24 minutes ago

Kuçi hedh poshtë pretendimet e Serbisë: Rreth 170 objekte ortodokse mbrohen nga Policia e Kosovës

Profesori i Kolegjit Universum dhe bashkëpunëtori i jashtëm në ISLH “OCTOPUS”, Gurakuç Kuçi, ka deklaruar se pretendimet për persekutim të…

25 minutes ago

Struga zgjat deri në orën 2 dhe 3 pas mesnate orarin e objekteve hotelerike

Objektet e hotelerisë në Strugë do të mund të punojnë një orë më gjatë se zakonisht gjatë sezonit të verës,…

27 minutes ago

Teuta fuqizon mbrojtjen, prezanton Ilir Kuklecin pas aventurës në Norvegji

Ilir KukleciTeuta ka zyrtarizuar afrimin e radhës për merkaton e verës, duke përforcuar repartin e prapavijës me qendërmbrojtësin Ilir Kukleci…

27 minutes ago