Bashkimi Demokratik për Integrim ka dalë me një qëndrim të ashpër ndaj veprimeve të fundit të Qytetit të Shkupit, duke theksuar se megjithë ndryshimet e kryera në tabelat hyrëse, gjuha shqipe mbetet ende e përjashtuar.
None found
Sipas kësaj partie, autoritetet komunale dëshmuan se kishin kapacitet të vepronin shpejt kur korrigjuan imazhet në tabela pas kritikave të opinionit. Megjithatë, edhe pas këtyre përmirësimeve, elementët në gjuhën amtare të shqiptarëve nuk u përfshinë.
Nga BDI nënvizojnë se kjo situatë nuk është rastësi, por një zgjedhje e paramenduar për të anashkaluar të drejtat gjuhësore dhe pluralitetin etnik të kryeqytetit. Në një mjedis ku ligji njeh dy gjuhë zyrtare, lënia jashtë e shqipes në sinjalistikën publike konsiderohet si një provokim serioz me karakter politik e institucional dhe një cënim i hapur i legjislacionit.
Partia kërkon që të ndërhyhet pa vonesë për rregullimin e mbishkrimeve, duke vendosur gjuhën shqipe aty ku e kërkon kuadri ligjor dhe realiteti demografik i Shkupit.
Në reagim paralajmërohet se në rast të mosrespektimit të dispozitave në fuqi, do të shfrytëzohen të gjitha rrugët e mundshme juridike, institucionale dhe qytetare për të garantuar mbrojtjen e shqipes dhe të dinjitetit të komunitetit.
Përgjegjësia për këtë model të vazhdueshëm margjinalizimi, sipas BDI-së, i takon koalicionit VLEN, i cili me qasjen e tij të nënshtruar ka ushqyer perceptimin se interesat dhe të drejtat legjitime të shqiptarëve mund të shkelen pa pasoja.
Ka nisur dita e 21 e protestës së studentëve, ndërsa të rinjtë kanë vijuar përpjekjet për të zgjeruar pjesëmarrjen në…
Në Kuvendin e Shqipërisë po zhvillohen homazhet në nderim të diplomatit Bashkim Zeneli, i cili është ndarë nga jeta. Në…
Detaje të tjera bëhen me dije nga grabitja e një banke të nivelit të dytë në zonën e Komunës së…
Dalin pamjet e aksidentit tragjik në Shkodër, ku për pasojë humbi jetën një 67-vjeçare e cila ishte duke ecur në…
Seanca e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten në ora 12:00. Në mesin e pikave të propozuara për…
Me fillimin e muajit nëntor, Qeveria e Kosovës ka përmbyllur fushatën e “Tetorit Rozë”, muaji për ndërgjegjësimin e kancerit të…