Categories: maqedoni

BDI akuzon Qeverinë: Në spotin për pavarësinë u anashkaluan shqiptarët dhe sukseset strategjike të shtetit

BDI-ja reagoi sot ndaj spotit të publikuar nga Qeveria për shënimin e 35-vjetorit të pavarësisë së shtetit, duke vlerësuar se, në vend të një pasqyrimi të rrugëtimit të përbashkët dhe përfaqësimit të të gjithë qytetarëve, është paraqitur vetëm një version maqedonas.

Të lidhura

None found

Sipas partisë, materiali është realizuar vetëm në gjuhën maqedonase, ndërsa edhe artistët e përfshirë janë maqedonas. BDI-ja thekson se shqiptarët pothuajse mungojnë tërësisht nga rrëfimi i ndërtuar nga Qeveria për 35 vitet e shtetit.

Në reagim vihet në dukje se mes figurave kryesore të spotit është Igor Durlovski, emri i të cilit lidhet drejtpërdrejt me ngjarjet e 27 prillit 2017, kur një turmë u fut me dhunë në Kuvend pas zgjedhjes së kryetarit të parë shqiptar të Kuvendit.

BDI-ja e cilëson edhe më alarmuese përzgjedhjen e episodeve historike që, sipas saj, Qeveria ka vendosur të mos i përfshijë.

Në spot nuk përmendet Marrëveshja e Ohrit, dokumenti që ndali konfliktin e vitit 2001 dhe hodhi bazat e karakterit multietnik të shtetit.

Po ashtu, aty mungon anëtarësimi në NATO, i konsideruar si një nga sukseset më të rëndësishme strategjike të vendit.

Jashtë materialit është lënë edhe Konferenca e Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian.

Sipas BDI-së, janë përjashtuar pikërisht ato çaste historike që e shndërruan vendin nga një projekt etnik në një shtet të përbashkët, e pozicionuan atë në NATO dhe i çelën udhën drejt Bashkimit Evropian.

Partia e përshkruan spotin si pasqyrën më besnike të kësaj Qeverie, të cilën e quan një Qeveri të përjashtimit.

Në reagim thuhet se shqiptarët mund të figurojnë në listën e ministrave, por nuk janë pjesë e narrativës shtetërore. Sipas BDI-së, ata trajtohen si emra dhe numra dekorativë, jo si prani reale, ndikim apo faktor në vendimmarrje.

“Pas dy viteve të çmontimit sistematik të mekanizmave të Marrëveshjes së Ohrit, tani po tentohet të çmontohet edhe kujtesa për të. 35-vjetori i pavarësisë duhej të ishte moment për të treguar se çfarë shteti kemi ndërtuar bashkë dhe ku duam ta çojmë atë”, thonë nga BDI.

“Qeveria zgjodhi të tregojë diçka tjetër: vizionin e saj për një shtet ku shqiptarët janë të padukshëm”, deklarojnë nga BDI-ja./Telegrafi/

Tags: BDI

të fundit

Erl Murati për synimin e Salianjit drejt kreut të PD: Bërthama e partisë i përket Berishës, rruga tjetër është vetëm një!

Analisti Erl Murati, gjatë fjalës së tij në emisionin “Prime News24” në News24, komentoi pjesëmarrjen e Ervin Salianjit në protestën…

15 minutes ago

Përballë burgjeve të mbushur, drejtësia shpreson te amnistia

Të burgosurit në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë të vuajnë dënimet në kushte çnjerëzore. Në mungesë të hapësirave të nevojshme, institucionet…

23 minutes ago

Sali mirëpret nisjen e rrëmujës në Bukojçan-Kërçovë: Korridori VIII po materializohet

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka përshëndetur nisjen e punimeve për autostradën Bukojçan–Kërçovë, duke e cilësuar këtë projekt si një…

24 minutes ago

Bardhi and Balliu Expelled for Two Months – Details Emerge of Water Bottle and Egg Incident in Parliament

Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu, deputetë të Partisë Demokratike, nuk do të jenë pjesë e punimeve të Kuvendit për dy…

28 minutes ago

Salianji announces his bid for DP leadership: This time to the end, even through the courts

Ervin Salianji ka deklaruar se do të ndërmarrë hapa institucionalë për të garuar për drejtimin e Partisë Demokratike, duke theksuar…

28 minutes ago

Road accident in Umbria, two young men aged 20 and 21 lose their lives after collision between car and truck

Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën dy të rinjve, një vajze 20-vjeçare dhe një djali 21-vjeçar, në…

29 minutes ago