Personat që vuajnë dënimin ose janë të privuar nga liria përballen me vështirësi për të marrë shërbime shëndetësore, kontrolle te specialistët dhe terapi të rregullt. Avokati i Popullit, Faton Selami, thekson se ata kanë të drejtë për kujdes mjekësor në të njëjtin nivel si qytetarët e tjerë dhe se kjo e drejtë duhet respektuar. Ai vëren se sfidat e burgjeve shtrihen në disa fusha, jo vetëm te kujdesi shëndetësor.
“Problemet në sistemin e burgjeve janë komplekse dhe përfshijnë shumë segmente, si kushtet e akomodimit, higjienën, ushqimin, risocializimin, sistemin arsimor e të tjera. Kujdesi shëndetësor është një prej tyre, por do ta cilësoja si segment shumë të rëndësishëm, qoftë për shërbimet parësore, dytësore apo tretësore, qoftë për kujdesin stomatologjik”, u shpreh Faton Selami.
None found
Sonja Trifunovska vlerëson se për të përmirësuar kujdesin shëndetësor në burgje nevojitet bashkërendim mes disa fushave. Sipas saj, problemet kryesore lidhen me mungesën e personelit dhe shpërndarjen jo të barabartë të tij.
“Raporti tregon se në burgun e Idrizovës një mjek u shërben 691 personave, ndërsa për çdo infermier ose teknik mjekësor ka 461 persona. Takimet me specialistët pengohen nga mungesa e automjeteve dhe e punonjësve që kryejnë transportin. Edhe vonesat në marrjen e rezultateve diagnostikuese mund të shtyjnë trajtimin e nevojshëm. Një udhëzim mjekësor formal nuk mjafton nëse shërbimi ofrohet me vonesë”, tha Sonja Trifunovska, zëvendësja e Avokatit të Popullit.
Raporti i Avokatit të Popullit konstaton se 7 nga 11 institucionet ndëshkuese-korrektuese, ose 63.6%, nuk kanë personel të mjaftueshëm mjekësor. Asnjë prej tyre nuk ofron shërbim 24-orësh. Mbipopullimi mbetet gjithashtu shqetësim: sipas të dhënave, 63.6% e burgjeve janë të mbipopulluara. Po ashtu, në sistem mungojnë barnat dhe shërbimet për shëndetin mendor e social, ndërsa janë të pakta kontrollet mjekësore që shërbejnë për dokumentimin e lëndimeve dhe të dyshimeve për dhunë ndaj personave të privuar nga liria./Alsat/
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë reagoi për vrasjen tragjike të Arlinda Zekaj, duke bërë thirrje për forcim të përpjekjeve në…
Mark Samson, ish-i dashuri i Ilaria Sulës, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 22-vjeçares shqiptare në Itali.…
Bashkimi Europian po përgatit një reformë e cila synon zgjerimin e kompetencave të agjencisë kufitare Frontex, duke i mundësuar asaj…
Mbi 60.000 qytetarë janë paraqitur për vaksinim kundër gripit sezonal në faqen e ministrisë së shëndetësisë, të cilët do të…
Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, pak minuta pasi ishte kthyer në shtëpinë e saj e…
Industria muzikore ka dëshmuar ndër vite se provokimi dhe sensualiteti mund të kthehen në një strategji që tërheq vëmendjen e…