Categories: maqedoni

ASK-ja zbulon rrjetin propagandistik pro-rus në Maqedoni, dyshohet për përhapje të materialeve raciste dhe ksenofobike

Agjencia për Siguri Kombëtare (ASK), së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Prokurorinë Themelore Publike (PTHP), ka nisur veprime për identifikimin dhe ndalimin e një rrjeti propagandistik në Maqedoni. Sipas ASK-së, ky rrjet ndjek një agjendë destruktive dhe keqdashëse, që synon të ndikojë në debatin publik në përputhje me interesa të huaja.

Të lidhura

None found

Në kuadër të hetimeve është përfshirë një shtetas maqedonas, i cili dyshohet se ka lidhje me struktura të huaja që kanë krijuar një aparat propagandistik dhe një grup portalesh të pranishme në hapësirën mediatike të vendit. Në banesën e tij është zhvilluar kontroll, gjatë të cilit janë gjetur dhe sekuestruar prova që tani po i nënshtrohen ekspertizës së mëtejshme.

Autoritetet vlerësojnë se personat që qëndrojnë pas këtij rrjeti, i cili vepron në funksion të interesave ruse, fshihen pas pseudo-portaleve të klonuara me domene maqedonase. Nëpërmjet tyre publikohen lajme të rreme dhe dezinformata, ndërsa ngjarjet aktuale paraqiten përmes narrativave të ndryshuara, duke dëmtuar besimin te institucionet dhe duke nxitur urrejtje e intolerancë etnike dhe kombëtare, raporton “TV21”.

ASK-ja bëri të ditur se aksioni i përbashkët me MPB-në dhe PTHP-në u zhvillua më 18.09.2026, kur u ndërmorën masa hetimore ndaj shtetasit maqedonas të lidhur me krijuesit e këtij aparati propagandistik. Veprimet janë ndërmarrë për shkak të dyshimeve se ai mund të ketë kryer vepra penale që lidhen me ndikimin e paligjshëm në diskursin publik.

Dyshimet përfshijnë veprat penale “Shkaktimi i urrejtjes, përçarjes dhe jotolerancës kombëtare, racore dhe fetare”, të parashikuar në nenin 319 të Kodit Penal, “Zbulimi i sekretit zyrtar”, sipas nenit 360, si dhe “Përhapja e materialeve raciste dhe ksenofobike përmes sistemit kompjuterik”, sipas nenit 394-g të Kodit Penal.

Agjencia deklaron se veprimtaria e këtij rrjeti është pjesë e aktiviteteve hibride proruse të evidentuara edhe më herët. Në një rast të mëparshëm, ndaj një shtetasi maqedonas të lidhur me këto struktura ishte paraqitur kallëzim penal për veprën “Përhapja e materialeve raciste dhe ksenofobike përmes sistemit kompjuterik”, bazuar në nenin 394-g të Kodit Penal.

ASK-ja njofton se do të vijojë punën për zbulimin dhe parandalimin e veprimeve subversive dhe propagandistike që kryhen përmes portaleve të lidhura me struktura politike rajonale proruse. Sipas agjencisë, këto aktivitete synojnë të dëmtojnë drejtpërdrejt proceset strategjike të integrimit evropian të vendit.

të fundit

Barcelona rikthen në objektiv Lukeban, Flick e kërkon për merkaton e janarit

Barcelona ka rikthyer interesimin për transferimin e mbrojtësit francez Castello Lukeba, i cili konsiderohet një nga objektivat e trajnerit Hansi…

1 minute ago

Ivi Kaso: Rreth 1 mijë persona janë ndaluar në protesta, shumica pretendojnë keqtrajtime në polici

Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka ngritur akuza të rënda ndaj Policisë së Shtetit për mënyrën e trajtimit të…

16 minutes ago

Gërvalla mohon se i kërkoi viktimës t’i drejtohej Qeverisë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke sqaruar deklaratën e saj lidhur…

18 minutes ago

Mexhiti: Shkelja e ligjit për përfaqësim të drejtë mund të çojë në shkarkim

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, sonte në emisionin “Debat në Shenja” ka deklaruar se moszbatimi i ligjit për përfaqësim të…

18 minutes ago

Përplasje pas derbit Galatasaray-Fenerbahçe, policia futet në fushë për të qetësuar situatën

Derbi i zjarrtë mes Galatasarayt dhe Fenerbahçes nuk përfundoi vetëm me emocione në fushën e lojës, pasi menjëherë pas përfundimit…

19 minutes ago

Galatasaray mposht Fenerbahçen në derbi dhe merr kreun e kampionatit

Galatasaray ka triumfuar në derbin e madh turk ndaj Fenerbahçes me rezultat 2-1, duke marrë tri pikë të rëndësishme që…

25 minutes ago