Categories: maqedoni

ASH: Qeveria nuk arriti të përmbushë as afatet evropiane

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se mesazhi i euroambasadorit Rokas paraqet një provë të qartë se Qeveria nuk ka arritur të prodhojë rezultate konkrete në rrugën e eurointegrimit.

Të lidhura

None found

Nga ASH thonë se afatet tashmë kanë kaluar, ndërsa qytetarët vazhdojnë të dëgjojnë vetëm arsyetime, pritje dhe interpretime diplomatike. Sipas tyre, kjo Qeveri premtoi përshpejtim të procesit drejt Evropës, por në vend të kësaj solli stagnim.

“Në vend të hapjes së kapitujve negociues, vendi pret raportin e radhës. Në vend të reformave të vërteta, qytetarëve u ofrohet propagandë. Partnerët shqiptarë në Qeveri kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për këtë dështim. Ata nuk mund të fshihen pas deklaratave të përgjithshme, sepse premtuan Evropë, ndërsa sot heshtin para bllokadës”, deklarojnë nga ASH.

Aleanca për Shqiptarët kërkon llogaridhënie politike, zbatimin e reformave reale dhe rikthimin e seriozitetit në agjendën evropiane të vendit.

Sipas tyre, rruga drejt Bashkimit Evropian nuk ndërtohet me fjalë, por me punë, vendime dhe guxim politik.

të fundit

Policia përgatitet për protestën kombëtare të studentëve, autoboti i ujit pranë Kryesisë së Kuvendit

Teksa pritet të nisë pas pak protesta kombëtare e studentëve në Tiranë, Policia e Shtetit ka marrë masat e sigurisë…

12 minutes ago

Mustafi: Fitorja e studentëve në Serbi hap mundësi për shqiptarët e Luginës

Këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për çështjet e Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafi, ka thënë se fitorja…

15 minutes ago

Llapi dhe Prishtina zbulojnë formacionet për derbin e javës së 12-të në Superligë

Llapi dhe Prishtina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Albi Mall Superligën…

17 minutes ago

Drita kërkon fitoren e katërt radhazi ndaj Vushtrrisë, publikohen formacionet

Drita dhe Vushtrria kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Albi Mall Superligën…

23 minutes ago

Opposition calls for Gërvalla and Sveçla to step down despite Hoxha’s resignation

Dorëheqja e drejtorit të Policisë, Gazmend Hoxha, nuk e ka ulur presionin mbi Qeverinë Kurti. Të tri partitë kryesore opozitare…

29 minutes ago

Sefer Isufi appointed military adviser to President Shiroka-Pula

Sefer Isufi është emëruar Këshilltar Ushtarak i Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, e cila njëherësh ushtron edhe detyrën e…

30 minutes ago